Përcillet me nderim Besa Imami 
spikati me Donikën e “Skënderbeut” 

Përcillet me nderim Besa Imami <br />spikati me Donikën e “Skënderbeut” 
TIRANE - Sot u përcoll me nderim për banesën e fundit nga dera e Teatrit Kombëtar në Tiranë aktorja e shquar e skenës dhe ekranit Besa Imami. Kolegët e vlerësuan dje gjatë homazheve duke folur për A1 Report, si një artiste të shquar që i dha shumë artit në Shqipëri. 

"Humbëm sot një prej ikonave të teatrit shqiptar dhe Teatrit Kombëtar por dhe të kinemasë me ato role që ka realizuar zonja Imami." tha Petrit Malaj 

Aktorja e shquar ndërroi jetën të dielën më mesditë në moshën 86-vjeçare. Ajo ka gdhendur rreth 100 role në skenën e teatrit dhe 13 në kinematografi. Kolegët e saj kujtojnë se vite më vonë Besa Imami nuk iu nda skenës dhe ekranit. U shqua për rolet të tjera të spikatura si Nevi te drama “Rrënjët e thella”, kontesha Diana te “Qeni i kopshtarit” e Lope de Vegës, Tatiana te “Mikroborgjezët” e Gorkit, Oksana te “Fundosja e skuadrës” e Simonovit, “Nëna” te “Lumi i vdekur”, por edhe “Liria” te drama “Rajmonda” e të birit të saj, gazetarit Artur Zheji. 

"Një figurë monumentale, Besa ka qenë një aktore e mrekullueshme, një njeri i jashtëzakonshëm, prind i mrekullueshëm edhe shoqe shumë e mirë." tha Tinka Kurti

homazhet per besen
(Në foto: Aktorja Tinka Kurti në homazhet për Besa Imamin)

Aktorja e shquar Margarita Xhepa e kujton kolegen e saj Besa imami për Donikën e famshme, bashkëshorten e Skënderbeut

"Një aktore do thoja e shkëlqyer, një aktore që në zbërthimin e personazheve shquheshe nga thellësia e mendimit, një aktore emocionale me një ze të bukur kumbues." u shpreh Margarita Xhepa

homazhet per besen
(Në foto: Aktorja Margarita Xhepa në homazhet për Besa Imamin)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital