TIRANE- Gjatë muajve të fundit janë konstatuar 3 raste të reja të prekur me virusin HIV/AIDS. Këtë e ka shprehur Shefi i Toksikologjisë, Zihni Sulaj gjatë një takimi të organizuar me Shoqatën e Toksikologëve lidhur me të dhënat e përdoruesve të drogës në Shqipëri. Sipas Sulaj, tre të prekurit janë përdorues droge, ndërsa ngre shqetësimin se për shkak të mungesës së një studimi, nuk dihet nëse ka raste të tjera mes kësaj kategorie, të cilët rrezikojnë të jetë prekur nga HIV apo hepatitet.
“S’ka studime për numrin total të të infektuarve me HIV e hepatite. Po kështu mungon skema specifike që mbulon të dëmtuarit nga drogat dhe alkooli. Sipas evidencave janë 6 mijë përdorues problematikë të drogës dhe janë kryesisht djem nga zonat urbane. Ndërsa numri total i përdoruesve shkon në 40 000-60 000. Vihet re rritje e përdoruesve të kokainës, si dhe kemi raste të përdoruesve të drogave të reja, si amfetaminë. Në Shqipëri s’kemi ende klinike ambulatore me shërbim psiko-social. Ne në klinikë përballojmë vetëm 25% të rasteve që kanë nevojë për ndihmë”, tha Sulaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com