Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka prezantuar sot platformën për Kosovën para përfaqësuesve serb të Kosovës, ku në mesin e tyre, kësaj radhe ishin edhe ata të komunave paralele serbe nga pjesa jugore e lumit Ibër.

Pas takimit, ata kanë deklaruar shkurt se përshtypjet e para ishin pozitive, ndërsa kanë thënë se, komente më të zgjeruara mbi zgjedhjet e propozuara, do t'i japin pasi të sigurojnë tekstet e plota të dokumentit studimor.

Ky dokument sipas mediave serbe, veç tjerash, parashikon autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet kosovare.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se platforma serbe nuk do të gjejë zbatim.

Marrë nga Evropa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)