Përfitimet e marra nga pushimet
janë jetëshkurtra

Përfitimet e marra nga pushimet<br />janë jetëshkurtra
Diell, relaksim, të ushqyerit e rregullt, pushim. Përfitimet e akumuluara gjatë pushimeve janë jetëshkurtra dhe nuk do të zgjasin shumë pas kthimit.

Një studim i kryer në Francë, nga insituti Ifop, me një grup punonjësish (mbi një mijë njerëz mbi 18 vjeç) , hetoi perceptimin e energjive të fituara gjatë pushimeve  dhe gjeti se një në tre persona për vetëm disa ditë I humbën të gjitha përfitimet e marra nga pushimet.

Në qoftë se 26% e pjesmarrësve në studim e konsideronte të mundur për të ruajtur përfitimet  nga pushimet për 3 javë, 17% e tyre mendonin se nuk kishin arritur të merrnin  asnjë efekt pozitiv nga pushimet.

Më optimistët, (30%) e pjesmarrësve  përpiqeshin të mbanin sa më gjatë të ishte e mundur  shenjat më të dukshme të periudhës së pushimit duke përdorur strategji të caktuara, si për shembull duke vazhduar të merrin rreze dielli, si dhe të aplikonin një  dietë verore të pasur me fruta dhe perime apo edhe të shkonin për të fjetur më shpejt.
 

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur