Në Prishtinë ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare me temën `Kaptinë e mbyllur në Ballkan`.
Në këtë konferencë përmes videolinkut pritet të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton. Punimet e kësaj konference po transmetohen drejtpërdrejt në televizionet nacionale.
Në çeljen e punimeve të konferencës ndërkombëtare u vlerësua se përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë shënon një moment historik, nga i cili Kosova edhe formalisht trajtohet si e barabartë me të gjitha vendet e botës demokratike.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të agjendës institucionale të Kosovës për shënimin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Konferenca u hap nga presidentja Atifete Jahjaga, ndërsa të pranishmëve në këtë konferencë ju adresuar edhe kryeministri Thaçi, Edmond Panariti dhe ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Faith.
Ndërkaq, në temën `Tranzicioni në kohën e globalizmit`, fjalën kryesore do ta ketë presidenti Marti Ahtisaari.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe shumë të ftuar të tjerë që kanë dhënë kontribut për Kosovës. Ndër temat e tjera që do të diskutohen është edhe tema `Në prag të dekadës së dytë, lista e rezultateve të Kosovës e të bashkësisë ndërkombëtare. Shënimi i përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë do të vazhdojë edhe pasdite.
Një vepër arti e laureatit të çmimit `Tërnër`, Nejtën Kolej, do të shpaloset në Galerinë Kombëtare të Arteve. Shënimi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur do të përmbyllet me një koncert xhaz dhe rok që do të organizohet në orën 21:00 në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.
/Shqiptarja.com