Përfundoi Kursi i 7-të i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes

Përfundoi Kursi i 7-të i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm: zëvëndësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Të pranishëm ishin gjithashtu ambasadori i Gjermanisë, z. Helmut Hofmann, ambasadori i Turqisë, z. Hidayet Bayraktar, ambasadori i Greqisë, z. Leonidhas Rokanas, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tone etj.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtuesi i KLSM, kolonel Çlirim Toçi.

Më pas të pranishmit në ceremoni i përshëndeti zv. ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i cili  theksoi se gjatë këtyre 3 muajve, ju mësuat dhe studiuat së bashku, ndatë eksperiencat tuaja civile dhe ushtarake si dhe rritët kapacitetet tuaja intelektuale në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia, mirëkuptimi i përbashkët për kërcënimet e sigurisë dhe mënyra për të rritur bashkëpunimin rajonal  për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.  Më tej, zv. ministri i Mbrojtjes u shpreh se, që në Kursin e parë të Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në 2007, nën dritën e politikave të jashtme dhe të mbrojtjes shqiptare, ne kemi themeluar dhe zbatuar 3 objektiva kryesore: Ndarjen e eksperiencës ndërmjet vendeve të rajonit në çështjet e përbashkëta, lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen; Mënyrën e eksplorimit të qasjeve të përbashkëta për zhvillimin rajonal dhe prosperitetin; si dhe promovimin e përpjekjeve rajonale në mbështetje të integrimit Euro Atlantik. “Gjatë Kursit të Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes, - ka vijuar z. Koçi, ju i kushtuat një rëndësi të madhe nevojës për bashkëpunim në mënyrë që të përballeni me rreziqet e reja dhe sfidat e sigurisë.

Në fund të fjalës së tij, z. Koçi falenderoi  edhe  një herë pjesmarrësit në këtë kurs për arritjet, duke nënvizuar veçanërisht për pjesmarësit e huaj se “shqipëtarët janë të hapur, ata kanë një shpirt të madh bujarie dhe janë miq të besueshëm, kështu që dua tju inkurajoj ju të qëndroni në kontakt dhe të zgjeroni më tej këtë eksperiencë dhe shoqëri që ju ngtitët gjatë këtij kursi”.

Në emer të pjesëmarrësve në Kursin e Lartë përshëndeti kolonel Spyridon Malakakis, përfaqësues i FA të Greqisë.

Në fund të ceremonisë, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo i kanë dorëzuan diplomat pjesmarrësve të Kursit të 7-të  të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) është Kursi më i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Kursi zhvillohet në gjuhën angleze me pjesëmarrjen e ushtarakëve të gradës Kolonel nga FA dhe vendet e rajonit, si dhe pjesëmarrës nga institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes të RSH. KLSM ka një kohëzgjatje prej tre muajsh. Kursi i 7-të i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen ka filluar më datën 7 Shtator 2015 dhe u ndoq  nga 20 studentë, 10 ushtarakë e civil nga vendet e rajonit e më gjerë: Gjermania, Italia, Turqia, Greqia, Gjeorgjia, Maqedonia,  FSK e Kosovës, si dhe 10 studentë ushtarakë të Forcave të Armatosura si dhe civilë, përfaqësues nga institucione të Mbrojtjes e Sigurisë, Ministrisë së Drejtësisë e Presidencës në vend.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI+VIDEO)