Përfundon fushata, të dielen votohet në Ferizaj

Përfundon fushata, të dielen votohet në Ferizaj
Ka përfunduar fushata parazgjedhore për Kryetar të Ferizajt. Të shtunën është heshtje e të dielën votohet.

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën në hallën e sporteve, ku pos figurave të larta të partisë ka marrë pjesë edhe artisti i njohur shqiptar, Reshat Arbanaj.

Albin Kurti, në një fjalim të zjarrtë ka ftuar ferizajasit që të votojnë për Faton Topallin.

"Faton Topalli është fati jonë dhe halli i kësaj Qeverie. Mirëpo, gjersa kjo Qeveri është problemi i Kosovës, Fatoni është zgjidhja për Ferizajn. E vërteta e tregimit të Ferizajt ishte kjo qeverisje e keqe. Tregimi i vërtetë për Ferizajn do të jetë njeriu i mirë Faton Topalli. Gjatë kësaj fushate, Faton Topalli është treguar në Ferizaj. Ditën e zgjedhjeve, Ferizaj duhet të tregohet te Faton Topalli" ka thënë Kurti.

"Nëse e doni Ferizajin në fusnotë votoni për këta agjentët e shërbimeve informative ose kukullat e tyre. Nëse e doni Ferizajin qytet të zhvilluar dhe komunë të përparuar votojeni Fatonin. Fatoni është i gatshëm për Ferizajn. Ferizaj le të bëhet i gatshëm për Fatonin" ka shtuar mes të tjerash.

"29 prilli është data. E diel është dita. Ferizaj është qyteti. 23 është numri. Fatoni është njeriu. Vetëvendosje është fitorja" u tha në fund të fushatës parazgjedhore duke kerkuar që dita e votimit është shansi historik i Ferizajit.

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën nga presidentja për shkak se Kryetari i dorëhequr nga PDK Bajrush Xhemajli u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiç një person. Ai u gjet fajtor për thyerje të rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi.


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore