Përfundon “Rally Albania 2014”
shqiptarët marrin vendin e I dhe II
“Rally Albania 2014”përfundoi në një ceremoni të magjishme të ndarjes së çmimeve. 170 garues nga Shqipëria dhe 23 vende të Evropës finalizuan etapën e kësaj gare, për plot 7 ditë, duke nxjerrë edhe fituesit. Shqiptarët fituan vendin e parë dhe të dytë të garave me makina në terren të vështirë.
TIRANE- “Rally Albania 2014”përfundoi në një ceremoni të magjishme të ndarjes së çmimeve. 170 garues nga Shqipëria dhe 23 vende të Evropës finalizuan etapën e kësaj gare, për plot 7 ditë, duke nxjerrë edhe fituesit. Garuesit përshkuan plot 2 100 km të përshkruara nga Tirana në Peshkopi, më tej në Orikum, Gadishulli i Karaburunit, e për t`u rikthyer më pas përsëri në Tiranë. Shqiptarët fituan vendin e parë dhe të dytë të garave me makina në terren të vështirë.
Reni Sina rrëmbeu çmimin e parë, ndërsa Almir Dervishaj dhe Mario Papuli vendin e dytë.
Çmimi i parë për garat me motorë i shkoi italianit Andrea Consetino, ndërsa vendin e dytë e rrëmbeu çeku Ondrey Klymciw.
Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Erjon Veliaj, mori çmimin për mbështetjen. Ai u shpreh i entuziazmuar për garat e “Rally Albania” në këtë edicion, ku u shpreh se Shqipëria mori reklamën më të madhe.
Reni Sina fituesi i çmimit të madh të garave me makina për herë të 8-të rrëmben këtë çmim. Ai u shpreh se ndihej i vlerësuar dhe kjo falë ekipit të tij.
70 përqind e territorit të Shqipërisë u përshkrua nga garuesit me makina dhe motorë duke zbuluar dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.
Në këtë edicion të 10 të “Rally Albania” nuk munguan dhe aksidentet, gjë që detyroi mjaft garues të linin përfundimisht garën.
Por, të gjithë të mbledhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve krijuan një atmosferë garuesish të cilët fitoren e tyre e shprehën nën shkëlqimin e fishekzjarrëve dhe gotave të birrës në duar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24%
-
Jo
17.8%
-
Nuk e di
58.1%
Vota total: 10387
Lajme të tjera
-
'Traveling Lifestyle': Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024
2 Maj, 08:57
-
Zaloshnja: 1 me 100 dhe Guvernatori Sejko
2 Maj, 08:56
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Rusinë për përdorimin e armëve kimike, Moska e mohon
2 Maj, 08:47
-
Përplasje mes protestuesve në Universitetin e Kalifornisë, mbështetësit e Izraelit sulmojnë pro-palestinezët, 15 të plagosur
2 Maj, 08:34
-
'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë (VIDEO)
2 Maj, 08:24
-
Operacion antidrogë në Tiranë, 35 urdhërarreste, 20 në pranga, 10 në kërkim ! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA
2 Maj, 08:04
-
Sherr te Zjarrfikësja në Kavajë, zjarrfikësi nxjerr thikën të qëllojë kolegun, dëmton veten
2 Maj, 08:00
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020
2 Maj, 07:48
-
Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA
2 Maj, 07:42
-
Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot
2 Maj, 07:38
-
Mero Baze: 1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar
2 Maj, 07:30
-
U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime
2 Maj, 07:16