Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska nuk ka përgjigje sa i përket përgjimeve të publikuara nga opozita. Ajo insiston se bëhet fjalë për biseda të krijuara dhe montuara.
E pyetur nga mediat maqedonase se përse MPB-ja deri tani nuk ka zbardhur vërtetësinë e bisedave duke pasur parasysh se ky institucion ka pajisje bashkëkohore për një gjë të tillë, Jankullovksa ka këtë përgjigje: "MPB-ja punon ekskluzivisht sipas rregullave të këtij shteti. Deri tek ne askush nuk ka paraqitur asnjë akuzë apo material. MPB-ja nuk mundet të bëhet instrument i opozitës për arritje të qëllimeve të saja politike. Atëherë kur një institucion zyrtar ashtu siç obligojnë ligjet do të kërkojë prej neve, nëse kërkon prej neve, do të japim mendim. Interesat shtetërore dhe dokumentet me nivel adekuat të klasifikimit nuk klasifikohen apo deklasifikohen nën asnjëfarë presioni, përfshirë këtu edhe presionin e opinionit”.
Jankullovska nuk komento as fjalët fyese ndaj shqiptarëve që kishte përdorur në telefonatat e publikuara nga LSDM-ja në Kumanovë. E pyetur për termin “shiptari”, që e përdor në disa telefonata, ajo kërkoi që të ruhet niveli i komunikimit.
‘Nuk ua kuptoj pyetjen. Ju po jepni deklaratë tuajën, përshtypje tuajën, duke përdorur një fjalor që ju mendoni se është adekuat. Por unë nuk mendoj se duhet ta lëshojmë në këtë nivel debatin publik, dhe të diskutojmë në mënyrë që ju diskutoni në publik. Duhet të qëndrojmë në një nivel minimal komunikimi, unë do ju bëja thirrje që të ruani standardet profesionale’, deklaroi Jankullovska.
Në bisedat që publikoi LSDM-ja ditë më parë, Ministrja e Brendshme Jankullovska me ministrin e Shëndetësisë Todorov ka fyer shqiptarët por edhe qytetarët romë.
Nikolla Todorov- Nuk mbaroi ajo??
Gordana Jankullovska- E po nuk mbaroi, ti i kishe dhënë për të tjetër që ishin jo për shiptarët, për shiptarët.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Bomba" e Zaev, Jankullovska: Të kapen shqiptarët për fyti