TIRANË - Ministria e Kulturës ka financuar një sondazh mbi perceptimin që kanë shqiptarët rreth përgjimeve në kohën e diktaturës. Në sonazhin e realizuar në periudhën 20-28 nëntor të vitit që lamë pas janë anketuar 1200 persona në moshë madhore, të cilët janë intervistuar përmes telefonit fiks në të gjithë qytetet e vendit.
Kampioni është balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht, për të përfaqësuar sa më mirë popullsinë urbane. Sondazhi i financuar nga Ministria e Kulturës ka një marzh të gabimit statistikor plus/minus 2.9%.
I ftuar në A1 Report, realizuesi i këtij sondazhi, Eduard Zaloshnja shprehet se personalisht priste që të kishte të tjera shifra duke qenë se kanë kaluar 25 vite nga rënia e sistemit diktatorial, por përsëri perceptimi mbi pergjimet në kohën e diktaturës mbetet i lartë.
"Nuk kanë qenë realisht 1 në 3 veta informatorë, në total ishte vetëm një përqindje e vogël."- tha Zaloshnja.
Pyetjes se:
Sa të përhapura mendoni që kanë qenë përgjimet/spiunimet para vitit 1991? (Të gjithë të anketuarit )
44 % të të anketuarve janë përgjigjur: Shumë
36 % të të anketuarve janë përgjigjur: Nuk e di
12 % të të anketuarve janë përgjigjur: Disi
8 % të të anketuarve janë përgjigjur: Pak
Pyetjes se:
Sa të përhapura mendoni që kanë qenë përgjimet/spiunimet para vitit 1991? (Vetëm të anketuar nga familje ish të përndjekura)
76 % të të anketuarve janë përgjigjur: Shumë
16 % të të anketuarve janë përgjigjur: Nuk e di
5 % të të anketuarve janë përgjigjur: Disi
3 % të të anketuarve janë përgjigjur: Pak
/Shqiptarja.com

VIDEO