Përgjimet: O baba së pari zbatoj
urdhrat e Allahut...pastaj familja!

Përgjimet: O baba së pari zbatoj<br />urdhrat e Allahut...pastaj familja!
"O baba i jem o vallahi nuk është puna që unë spo dua me ardhur, po çështja është se më së pari duhet me i zbatu urdhrat e Allahut e pastaj të prindërve, Allahu na ndihmoftë”. Ky është mesazhi telefonik që 21-vjeçari Ekzon Latifi nga Gjilani, ia kishte kthyer babait të tij kur ky i fundit përmes një mesazhi i kishte kërkuar djalit që të kthehej nga Siria.
 
Latifi kishte shkuar në Siri më 2 shtator të vitit 2013. Pas disa javësh atje, në një qendër trajnimi në afërsi të Alepos, ai ishte kthyer në Kosovë, ndërsa më 11 gusht të vitit të kaluar, së bashku me rreth dyzetë të rinj të tjerë ishin arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste”.
 
Latifi është në mesin e 32 personave që tashmë ndaj tyre është ngritur aktakuza/ Zëri/.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji