TIRANE- Fatmir Kajolli,ish-anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Fierit, njëherësh mik i kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, dhe i dënuar me disa vite burg nga drejtësia në Itali për trafik droge, kishte ngritur një skemë vjedhje nëpërmjet kompanisë së tij “International Parking 2011”, duke marrë me karrotrec automjetetet e qytetarëve dhe më pas u vendoste gjoba të rënda.

Në këtë skemë ishin të përfshirë dhe dy zyrtarë të Bashkisë së Fierit, të cilët i kishin dhënë lejë Kajollit për shërbimin me karrotrec, por që nuk kryenin asnjë kontroll. Abuzimet e kompanisë me gjobat e fryra ndaj qytetarëve për parkime të gabuara, kanë vijuar edhe pasi shoferët e karrotrecëve, administratori i kompanisë Florim Kajolli, djali i Fatmirit dhe disa persona të tjerë ishin marrë të pandehur.