Ditën e sotme ka mbizotëruar një mot me reshje te dobëta shiu, lokalisht mesatare. Ndërsa nesër do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve të shiut, sidomos në veri të vendit.
/Shqiptarja.com
Në qarkun Shkodër do të ketë rritje intensive të shirave dhe shtrëngata, por nuk paraqitet rrezik për përmbytje. Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.
Sipas institutit te Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9/12; në vendet e ulëta: 7/10; në vendet malore: 1/6 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.
m.p/shqiptarja.com











