Përkujtohet 70 vjetori i
luftës së Drashovicës

Përkujtohet 70 vjetori i<br />luftës së Drashovicës
Është përkujtuar ditën e sotme në fshatin Drashovicë të Vlorës 70 vjetori i luftës nacionalclirimtare të këtij fshati. Në një atmosferë festive si dhe me rikonstruktimin e monumentit, që tregon luftën e lavdishme të kësaj zone ,kanë nisur dhe homazhet pranë monumentit duke vendosur kurora dhe buqeta me lule.

Në këtë përvjetor kanë marrë pjesë dhjetra veteranë të luftës së drashovicës si dhe të ftuar të tjerë. Midis të ftuarve kanë qënë kreu i bashkisë së Vlorës Gjika, kreu i KLSH së Bujar Leskaj si dhe shumë pjesmarrës nga pushteti vendor si dhe nga Kosova.

Për vitë me rradhë kujtohet se si përleshjet e para frontale , ku ne 15 shtator të vitit 1943 përballi shqiptarët e krahinës me okupatorët e asaj kohe që ishin gjermanët. Kjo betejë ka zgjatur deri në  tetor të atij vit, ku 15 shatori u cilësua si dita ku humbën jetën 15 partizanë dhe 300 gjermanë.

Kjo festë u shoqërua dhe me një koncert festiv dhe solli në retrospektive ngjarje që u vlersuan nga të pranishmit, si dhe në fund të cermonisë performuan kenge dhe valle të krahinës , ku midis tyre spiakti artisti i popullit Mirush Kabashi me nje poezi.

Në këtë 70 vjetor të luftës së Drashovicës përkon dhe restaurimi total i monumentit të luftës më të përgjakëshme të kësaj zone.

Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray

Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray