LEZHE - Moti i keq i ditëve të fundit ka pezulluar disa orë mësimi në gjimnazin e ishull Lezhës. Mësuesit e lëndës së fiskulturës e zhvillojnë mësimin vetëm teorikisht, pasi në praktikë kjo gjë është e pamundur, sidomos kur ka reshje shiu. Sipas mësuesve përmbytja e terreneve sportive krijon vështirësi për të cilat ende nuk ka asnjë zgjidhje.
Mësimet i bëjmë vetëm në teori. Sidomos në muajt nëntor- dhjetor deri në fund të marsit pasi ka përmbytje”, shprehet mësuesi i fiskulturës.
Një shqetësim i tillë ngrihet edhe nga vetë nxënësit e gjimnazit, të cilët megjithëse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e shkollës, situata vijon të jetë e njëjtë.
Probleme të tilla nuk janë vetëm pjesë e gjimnazit të ishull Lezhës, pasi shumica e shkollave në rrethin e Lezhës përballen me një shqetësim të tillë.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com