Një rrëshqitje dheu ka bërë që të paktën 10 persona të humbin jetën dhe 250 të tjerë të zhduken pas disa ditë reshjesh të cilat bënë që mbi 140 shtëpi të përpihen nga dheu në Sri Lanka.

Fëmijët që u larguan në mëngjes për në shkollë janë kthyer drejt shtëpive të tyre në një fshat rreth 120 milje larg kryeqytetit Kolombo, por i kanë gjetur ato të mbuluara nga dheu. Ndërkaq, operacionet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e 10 personave deri më tani, ndërsa 250 të tjerët rezultojnë ende të zhdukur.

Ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive në vend tha se rrëshqitja e tokës kishte ndodhur në një vijë për të paktën 3 km. Banorët e Sri Lankës kanë qenë më herët të paralajmëruar për rrëshqitjet e tokës që mund të vijnë për shkak të sasisë së reshjeve që përfshinë rajonin.

sri lanka

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)