TIRANE - Situata në ato zona të përmbytura si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit ka sensibilizuar të gjithë opinionin publik. Në këtë drejtim, në ndihmë të qytetarëve të këtyre zonave në datat 7 dhe 8 shkurt Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Organizata “Përtej Barrierave”, Banka Shqiptare e Ushqimit, Skaut Albania, Food Bank Albania së bashku me 220 vullnetarë organizohen të mbledhin ushqime në kuadër të nismës “Një kilogram për emergjencën” në qytetin e Tiranës dhe në qytetin e Fierit.
Për zonën e Fierit, iniciativës i bashkohen edhe Qendra Rinore “Epoka e Re” si dhe “Parlamentit Rinor Fier”.
Të gjitha produktet e mbledhura do të dorëzohen menjëherë tek Shtabi i Emergjencave me drejtim zonat e përmbytura. Nga ana tjetër AMSHC do të mbikëqyrë nga afër situatën, për të evidentuar vendet me nevojën më të madhe për këto ndihma.
AMSHC fton të gjithë qytetarët do të japin kontributin e tyre duke blerë disa artikuj bazë dhe duke i vendosur ato në qeset e vëna në dispozicion nga pikat e shitjes.

Për të mirëpritur ndihmat një numër i madh vullnetarë të organizatave të sipër përmendura si dhe vullnetarë dhe AMSHC do jenë të pranishëm gjatë gjithë ditës nga ora 10:00 deri në orën 21:00 në dyqane për të mbledhur ndihmat.
Për të kontribuar qytetarët duhet t’i drejtohen vullnetarëve që do jënë të pranishëm përgjatë datave 7 dhe 8 në rrjetin e supermarketeve që i janë bashkuar nismës si më poshtë:

Conad
ETC
Kristal
City Park
Rruga Kavajës
Stadiumi
Carrefour
TEG
QTU
Eco Market
Komuna Parisit
Sheshi Wilson
Him Kolli - Kavajës
Inxhinjeria Ndërtimit
Garda
Ekomarket Yzberisht
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com