Kosova është e gatshme të angazhojë forcat e saj ushtarake për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në kalimin e situatës së vështirë pas përmbytjeve në jug të vendit. Lajmi është bërë i ditur kryeministria e Kosovës pas një bisede telefonike mes kryeministrave Isa Mustafa dhe Edi Rama.

Zyra e kryeministrit Mustafa njofton se gjatë bisedës u diskutua për gjendjen e shkaktuar nga vërshimet që kanë përfshirë zonat në jugun e Shqipërisë.
 
“Kryeministri Mustafa, i premtoi kryeministrit Rama se Qeveria e Republikës së Kosovës do të dërgojë kontingjente të njësiteve të specializuara të FSK-së, për të larguar ujin në zonat ku është e nevojshme. Në këtë bisedë, gjithashtu u shpreh gatishmëria e dyanshme, që në suaza të bashkëpunimit të dy qeverive, të kontribuohet maksimalisht në evitimin e pasojave që vijnë nga fatkeqësitë e natyrës”,-thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të kryeministrit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)