Me këtë zyrtarisht konfirmohet edhe viktima e 5-të që humbi jetën në këtë fatkeqësi natyrore që përfshiu rajonin e Tetovës.
Bëhet fjalë për Raif Jusufi, 61 vjeç nga Liseci i Tetovës, i cili prej ditës së hënë konsiderohej i zhdukur. Ndërkohë kërkimet vazhdojnë për 6 vjeçaren Drita, e cila akoma nuk është gjetur nga ekipet shpëtimtare dhe familjarët. /INA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
