VLORË – Shumica e familjeve të fshatrave të komunës së Novoselës në Vlorë natës e së hënës e kaluan tek të afërmit e tyre ose në ambientet e siguruara për strehim nga komuna. Por ndërsa banesat e tyre vijojnë të jenë të rrethuara nga uji që vërshoi nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë, një pjesë e banorëve kanë zgjedhur të mos i lënë shtëpitë duke iu druar grabitjeve.

Forcat e ushtrisë dhe efektivët e Shtabit të Emergjencave ndodhen në terren, ndërsa kanë shpërndarë edhe ushqime për familjet e përmbytura.

Pamjet e fokusuara në mbrëmje në Novoselë nga kamera e televizionit A1Report japin një bilanc të dëmet në shtëpitë e banorëve të këtyre fshatrave.

Komuna e Novoselës paraqiti zonën më kritike si pasojë e përmbytjeve ku qindra banesa, tokë bujqësore e bagëti u vunë nën pushtetin e ujit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)