Përmbytjet nga përrenjtë në Lezhë
Bashkia nuk ka fonde për ndërhyrje

Përmbytjet nga përrenjtë në Lezhë<br />Bashkia nuk ka fonde për ndërhyrje
Bashkia e Lezhës nuk disponon fondet që i duhen për të ndërhyrë në shtretërit e përrenjve që pas tejmbushjes shkaktojnë përmbytje masive në zonë.

Aktualisht, përmbytja e qytetit të Lezhës nga vërshimi i perrenjve malor dhe inerteve ka marrë vetëm zgjidhje të përkohshme, pasi zgjidhja përfundimtare kërkon fonde të cilat aktualisht nuk disponohen nga bashkia.

Faktin e pohon Drejtori i Shërbimëve ne bashkinë e Lezhës, Ndue Lushi sipas të cilit rehabilitimi i plotë i këtij përroi do të jetë pjesë e projektëve të emergjencës në projektbuxhetin e vitit të ardhshem.

Mbeturinat janë edhe shkaku kryesor i bllokimit të kanaleve shkarkues, ndaj qytetaret që e kryejnë këtë ndotje do të ndeshkohen.

Brenda një kohe të shkurter, ky kanal shkarkues është pastruar dy herë nga ndërmarrja e sherbimeve në Bashkinë e Lezhës, ndërsa deklarohet se në periudhë rreshjesh kjo ndërhyrje do të jetë më e shpeshtë.


RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve