ELBASAN- Nëse reshjet vazhdojnë atëherë banorët e një lagjeje në qytetin e Elbasanit rrezikojnë të përmbyten. Përroi i Zaranikës që përshkon në pjesën perëndimore qytetin për shkak të prurjeve të ngurta ka shkatërruar rreth 20 metër argjinaturë prej betoni.
Dëmet janë shkaktuar sidomos gjatë natës. Banorët janë alarmuar nga vërshimi i ujit vetëm për tre orë dhe kërkojnë që të ndërhyhet me shpejtësi. Ata shprehen se nëse reshjet vazhdojnë atëherë do të duhet të braktisin katet e para të pallateve dhe disa shtëpi njëkatëshe në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit.
Aktualisht sektori i emergjencave në prefekturë dhe bashkia Elbasan kanë bërë vetëm rrethimin me shirit që ndalon lëvizjen e banorëve përgjatë argjinaturës së shkatërruar pa bërë një ndërhyrje konkrete.
Redaksia online
(b.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com