Pas stuhisë së tmerrshme dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Nju Jorkun nga pasojat e uraganit më të madh, një gjë e pazakontë mes të tjerave ka arritur të kapet nga kamera, në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Ai është një peshkaqen, të paktën kështu duket nga pamjet dhe si i tillë është komentuar edhe në facebook, rrjeti social nga i cili janë marrë fotot.

Nuk dihet nëse pamjet janë të vërteta apo thjesht një fotomontazh.

Kjo mund të jetë një nga pasojat e tjera që amerikanët kanë parë me përfshirjen e vendit nga uragani Sandy.

peshkaqen new york
(foto peshkaqeni ne New York)
peshkaqeni nju jork
(foto peshkaqeni ne New Jersey)
(ad.ti/shqiptarja.com)