TIRANE - Këshilltari për median në Ministrinë e Brendshme Florian Serjani dha një ekspoze të situatës aktuale në zonat e përmbytura në jugun e vendit. Serjani theksoi se deri më tani me ndihmën dhe bashkëpunimin e Shtabit të Emergjencave, forcave policore si dhe atyre të armatosura është bërë i mundur shpëtimi i rreth 300 familjeve si dhe 10 mijë krerëve bagëti. Ai tha se situata në Hidrocentralin e Banjës është normalizuar dhe uji është në nivele normale.
2 mijë hektarë tokë janë nën ujë dhe mbi 800 familje kanë prezencë të ujit në oborre dhe shtëpi
300 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, prej të cilave 140 familje në komunta Levan dhe Frakull të Fierit
110 në komunën Novoselë të Vlorës
30 familje në Urën Vajgurore në Berat dhe 4 në Perondi të Beratit.
15 familje në Memaliaj të Tepelenës
rreth 10 mijë kokë Bagëti
Situata në Centralin e Banjës është normalizuar
Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për evakuimet
Në Qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë.
Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar (çift) dhe dhjetra banorë të fshtrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë.
Në Qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit.
Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona . Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme .
Në qarkun Berat: Janë evakuuar nga Policia 90 persona. Aktualisht nuk ka asnjë telefonatë nga asnjë banor që të kërkojnë ndihmë . Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë.
Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona.
Shtabi i emergjencës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të funksionojë dhe po rakordon veprimet me Shtabin e Emergjencave .
Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmjet numrin pa pagesë 129 me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë.
Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin e plotë të situatës.
Situata ne te gjitha qarqet e vendit
Qarku i Gjirokastres
Reshjet në territorin e qarkut të Gjirokastrës gjatë orëve në vazhdim kanë patur intesitet të ulët e për pasojë niveli i ujrave të lumit Vjosë ka filluar të ulet.
Rruga nacionale Tepelenë – Gjirokastër nuk ka probleme nga rënia e inerteve.
Në segmentin e kësaj rruge në vendin “Shkalla e Zezë”, me ndërhyrjen e Autoritetit Shtetëror të Rrugëve Nacionale, subjekti kontraktues i mirëmbajtjes ka lënë në gadishmëri dy mjete tip fadrome për pastrimin e rrugës nga inertete.
Ujrat e shumta sipërfaqësore që kishin mbuluar periferinë e qytetit të Memaliajt, janë larguar dhe disa mjete po pastrojnë rrugët së bashku me qytetarët.
Në lagjet e poshtme të qytetit të Gjirokastrës ujrat sipërfaqësore janë larguar duke lënë depozitime inertesh në disa rrugë të qytetit, por punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë, së bashku me banorët po i largojnë ato dhe aksioni po vazhdon edhe ditën e sotme.
Lumi i Drinos ditën e sotme ka patur prurje normale. Në pjesën e Viroit ujrat sipërfaqësore janë kthyer në shtartin e tyre dhe kalimi i mjeteteve bëhet normalisht.
Qarku Fier
Lumi Gjanicë është kthyer totalish në shtratin e vet, kurse nga banesat e lagjes së Sheqit të Vogël janë larguar ujrat sipërfaqësore.
Lumi Seman ka patur ulje të nivelit të tij, por prurjet vazhdojnë ende të jenë intensive.
Në komunën Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje.
Operacionet më të vështira kanë qënë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” ku vetëm pas mesnate janë evakuuar 30 familje, 3 prej të cilave ishin vetëm gra me fëmijë, të cilat kishin disa orë të mbetur mbi çatitë e banesave të tyre.
Operacionet për evakuimin e banorëve kanë qënë të përbashkëta nga forcat e ushtrisë dhe Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile.
Në komunën Frakull janë evakuuar 30 familje nga fshatrat Kashishtë, Kaftarë dhe Sheqmusalala.
Stacioni i pompimit të ujit të pijshëm në Kaftarë, i cili furnizon qytetin e Fierit dhe komunën Frakull është rivënë në punë.
Po punohet për largimin e masivit të inerteve që kanë bllokuar shtratin e lumit, si në pjesën e shtratin që i përket qarkut të Fierit edhe në atë Vlorës.
Me kërkesën e bërë nga Prefekti i qarkut të Fierit, për dhënie ndihme qytetarëve që kanë mbetur të izoluar nga ujrat në fshatin Poro, të komunës Frakull dhe fshatin Darzezë e Re komuna Dërmenas në rrethin e Fierit u nisën 2 helikopterë nga Forcat Ushtarake.
Helikopteri i parë do të evakuuojë 5 qytetarë, kurse helikopteri i dytë 7 qytetarë.
Qarku Vlore
Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e natës nga komuna Novoselë janë evakuuar 70 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytja. Familjet ishin kryesisht nga fshatrat Mifol, Fitore, Bishan, Dëllëngë, Delishisht dhe Poro.
Në komunën Novoselë, fshati Mifol dhe Bishan ka rrezik të shtuar për përmbytje.
Drejtuesit e Komunës, për shkak të mundësisë për dalje nga shtrati i lumit Vjosë, për arsye sigurie kanë evakuar 40 familje nga banesa e tyre.
Për evakuimin e familjeve nga komuna Novoselë janë angazhuar njëitë e “Delta Forcë” të Forcave të Armatosura.
Policia rrugore ka bllokuar rrugën e vjetër Levan-Novoselë për shkak të ujrave sipërfaqësore që kanë arritur nivele të larta mbi rrugë. Rruga funksionale nga Fieri në Vlorë është vetëm autostrada e re Fier-Vlorë.
Qarku Elbasan
Gjatë 24 orëve të kaluara në të gjithë qarkun ka patur reshje shiu me intesitet mesatar.
Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit në digën e liqenit të Banjës ka prurje intensive të ujrave, të cilat nqoftëse do të vazhdojnë me këtë ritëm do të rrezikojnë digën e liqenit. Në këto kushte emergjente do të hapen portat e liqenit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të tokave bujqësore dhe rrezikimin e familjeve, banesat e të cilëve ndodhen përgjatë kanalit të shkarkimeve të liqenit.
Qarku Berat
Gjatë 24 orëve të kaluara reshjet në këtë qark kanë qënë me ndërprerje dhe me intesitet mesatar. Lumenjtë e Semanit, Devollit dhe Osumit nuk kanë ndryshime të niveleve të tyre.
Pritet që niveli i ujit të rritet në shtratin e lumit të Devollit për shkak të mundësisë së hapjes së portave të liqenit të Banjës. Hapja e portave do të kërkojë marrjen e masave për përballimin e situatës që mund të shkaktohet nga përmbytjet.
Qarku Korce
Në qarkun e Korçës gjatë 24 orëve të kaluara ka patur reshje dëbore në rrethin e Korçës dhe të Kolonjës, kurse në rrethin e Devollit dhe Pogradecit reshjet kanë qënë të dobëta.
Rrugët janë ta hapura dhe qarkullohet pa zinxhirë, kurse në Qafën e Qarrit dhe në Kthesën e Leskovikut qarkullimi bëhet me vështirësi se lartësia e dëborës është rreth 15-20 cm.
Nuk ka patur probleme me energjinë elektrike dhe gjithashtu as probleme shëndetësore.
Qarku Kukes
Autostrada e Kombit e qarkullueshme pa zinxhirë. Të gjitha akset nacionale qarkullohen pa zinxhirë.Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri për të ndërhyrë në akset rrugore sipas drejtimeve të përcaktuara e problematike me qëllim mbajtjen e kalueshmërisë së qarkullimit të automjeteve, hedhjen e kripës si dhe pastrimin e gurëve të rënë në rrugë.
Aksi nacional Dushaj-Lekbibaj mbetet i bllokuar si pasoje e rëshqitjes së skarpateve ne disa segmente të këtij aksi.
Vazhdojnë të jenë vetëm 2 komuna të bllokuara, komuna Grykë Çajë dhe Arrën.
Në të gjithë qarkun ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, por në 7 komuna nuk kanë totalisht energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave që mbajnë kabllot e transmetimit të energjisë elektrike.
Në qarqet e tjera nuk problemet nuk janë shqetësuese sepse edhe sasia e reshjeve ka qënë përgjithësisht e ulët.
Ministria e Punëve të Brendshme këshillon të gjithë qytetarët që t’u përgjigjen njoftimeve të autoriteteve për evakuim të banesave të tyre në rastet kur paraqitet nevoja si dhe të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO