Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka falënderuar strukturat në vartësi të tij për punën e bërë në përballimin e krizës së shkaktuar nga reshjet.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, Xhafaj e ka vënë theksin tek Policia e Shtetit, e cila sipas tij që prej ditës së djeshme dhe pa ndërprerje është në krye të detyrës.

“Një falënderim i përzemërt për të gjithë punonjësit e përkushtuar të Policisë së Shtetit që prej më shumë se 24 orësh gjenden në krye të detyrës në çdo cep të vendit, në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Xhafaj.

G.F. / Shqiptarja.com