TIRANE- Një nga fenomenet e këtyre zgjedhjeve vendore, votimi ndryshe për kryetarin e ndryshe për partitë, është pasqyruar në mënyrën më të dukshme në Përmet. Kjo bashki u fitua 58.6% nga kandidati i aleancës së djathtë Niko Shupuli, por vota për Këshillin Bashkiak është komplet ndryshe. Aleanca e majtë ka gati dy herë më shumë vota se ajo e djathtë për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Me mbi gjysmën e kutive të numëruara për këshilltarët e Bashkisë Përmet, ASHE kishte 3 444 vota, ndërsa APPD 1183 vota. Madje për të shtuar edhe më shumë habinë e një të painformuari, partia që e ka propozuar kandidatin Shupuli që fitoi bashkinë, Partia Demokratike renditet veçse e 3-ta me diferencë të madhe nga dy të parat që janë partitë kryesore të koalicionit qeverisës LSI e PS.
Sherri në PS
Edhe pse në pamje të parë ky fenomen duket i habitshëm e ka shpjegimin e tij. Përmeti është një zonë nga ato që quhen bastione të majta, pasi aty që nga fillimi i demokracisë ka fituar gjithmonë Partia Socialiste. Bashkia e këtij qyteti ka qenë gjithmonë e drejtuar nga e majta dhe për herë të parë kaloi djathtas. Mënyra e votimit, pra vota për kryetarin djathtas dhe ajo për Këshillin majtas tregon haptazi një mospreferencë e elektoratit të majtë për kandidatin e ASHE. Në Përmet koalicioni i majtë rikandidoi Gilberto Jaçen, që ishte kryetari në detyrë.
Por vendosja e Jaçes si përfaqësues i ASHE-së ndezi debate brenda së majtës e më tepër në Partinë Socialiste. Deputeti i PS-së për Përmetin Vladimir Kosta e kundërshtoi në mënyrë publike kandidaturën e Gilberto Jaçes. Aq e fortë ishte kjo përplasje saqë pas vendimit të kryetarit të partisë Edi Rama për të konfirmuar zyrtarisht Jaçen, deputeti i PS-së deklaroi publikisht dorëheqjen nga mandati i deputetit, çka e tërhoqi një ditë më pas. Gjithsesi kjo tregoi se klima në kampin e majtë nuk ishte e qetë dhe kjo u reflektua edhe në votën për kryetarin, që i shkoi kandidati të djathtë.
LSI rritje drastike
Një tjetër risi në Përmet është se për herë të parë Partia Socialiste nuk është forca e parë. Në preferencat e votuesve të Përmetit për këshilltarët, ku pasqyrohet ajo e partive, Lëvizja Socialiste për Integrim kryeson bindshëm. Me 15.8% LSI-ja ka gati dyfishin e votave të Partisë Socialiste që është e dyta me 8.41%. Një tjetër fakt që bie në sy është se Partia Domokratike nuk ka kryeson me shumë vota nga aleanca e djathtë. PD ka mbledhur pak më shumë se 5% të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak, ndërsa ndiqet me nga 3% prej aleatëve të Partia e Ballit Kombëtar Demokrat dhe LZHK.
Në krahun e koalicionit të majtë forca e tretë renditet Partia Demokristiane e Nard Ndokës me gati 4%. LSI është forca politike që ka pasur rritjen më të madhe në bashkinë e Përmetit me mbi 9%, në krahasim me zgjedhjet e kaluara vendore të 2011. Ndërsa Partia Socialiste ka pësuar një ulje të vogël me 1% krahasuar po me 2011. Një ulje të ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara vendore ka pësuar edhe partia Demokratike me 6%, por gjithsesi demokratët do të jenë të kënaqur pasi fituan kryetarin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com