Përmirësohet moti, ende
komuna të bllokuara

Përmirësohet moti, ende <br />komuna të bllokuara
Ndërprerja rënia e reshjeve të borës dhe rritja me disa gradë e temperaturave ka përmirësuar disi situatën e krijuar në veri dhe verilindje prej 19 ditësh. Përmirësimi i motit ka bërë që të hapen më shumë akse rrugore e tu vihet në ndihmë banorëve të bllokuar në komunat në veri.

PUKË
Bora vijon të mbajë të izoluar fshatrat Iballë, Blerim, Fierzë. Për sa i përket kalueshmërisë në rrugë, qarkullimi kryhet me vështirësi në aksin Pukë-Fushë Arrëz, ndërsa orteqet kanë vështirësuar punën për hapjen e akseve Q.Mali-Kukës Q.Mali-B.Curri.

DIBËR
Vijojnë të mbeten të bllokuara komunat Trebisht, Ostreni, Lura dhe Kala e Dodës.

KUKËS
Situata duket se po shkon drejt përmirësimit edhe pse ka ende komuna të bllokuara si Shishtavec, Grykëçaj, Kalis, Arren. Akset rrugore që lidhin Kukësin me qytetet e tjera janë në gjithë të hapur, përvec aksit Kukës-Peshkopi. Edhe në Tropojë vijojnë të jenë të bllokuara komunat e Lekbibaj dhe Bujan.

Ndërkohë, ka vazhduar operacioni i ndihmës ndaj familjeve në nevojë. Kështu gjatë ditës së djeshme me helikopter ndihma ushqimore u janë dërguar banorëve të Dragobisë dhe banorëve të fshatit Gjonpapaj të komunës së Lekbibajt.

KORÇË
Raportohet se janë të bllokuara dy fshatra në Voskopojë, ndërsa kanë probleme me energjinë Lekasi, Çlirim, Dardhas, Novosel, Proger.


ELBASAN
Dje është bërë mbrëmë e mundur hapja e rrugës që të con në Stëblevë, e bllokuar prej një muaji.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë