“Ne jemi dhe mbetemi të bindur se Michael do të zgjohet. Ka herë pas here shenja inkurajuese të vogla. Megjithatë e kishim të qartë që në fillim që kjo betejë do të ishte e vështirë.” tha Kehm.
“Ne vazhdojmë këtë luftë së bashku me ekipin mjekësor në të cilin besojmë, dhe pritja në kohë nuk ka rëndësi për ne. Michael ishte plagosur shumë rëndë dhe kjo është e vështirë për ne për tu kuptuar, duke pasur parasysh rrethanat e aksidentit dhe duke pasur parasysh që më parë kishte fituar beteja të shumta. Michael ka nevojë t’i transmetojmë të gjithë energjinë që kemi. Ne të gjithë besojmë fuqimisht se kjo do ta ndihmojë Michael dhe se ai do të fitojë edhe këtë herë . " përfundoi zëdhënësi Kehm.
Shtatë herë kampioni i botës në ‘Formula 1’ i cili është në gjendje kome që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar ndërsa është duke luftuar në betejën e tij më të vështirë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
