TIRANA – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, deputetet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zonjat Vasilika Hysi dhe Ermonela Felaj, vizituan sot institucionin penal “Ali Demi “ (325), ku rreth 60 gra vuajnë dënimin.
 “Jam këtu sot për t’ju përcjellur një përgjegjësi të Qeverisë, që ju të mos jeni thjesht të mbyllura në këtë institucion, por që ne të krijojmë të gjitha mundësitë brenda këtij institucioni për riintegrimin tuaj dhe përmirësimin e kushteve gjithnjë e më shumë,” u tha Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla grave që vuajnë dënimin e tyre në burg.

Ajo i siguroi ato se për fëmijët e tyre po bëhet gjithçka që ata të mirëshkollohen, të mirëedukohen, në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë padyshim një e ardhme e sigurtë.

Një mesazh mjaft shpresëdhënës transmetuan edhe dy deputet e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi dhe Ermonela Felaj, të cilat bashkë me urimet e tyre në këtë ditë feste, prezantuan iniciativën parlamentare për projektligjet “Për dhënie amnistie” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”.

Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)