Pesë automjete janë përplasur në aksin rrugor Lezhë-Laç në vendin e quajtur Ura e Milotit.
 
Shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga një prej automjeteve duke pasuar përplasjen zinxhir të makinave të tjera. Nga ky aksident nuk raportohen persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
 
Personi i cili shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
 
Aksi rrugor Lezhë-Laç përballon një fluks të madh lëvizjesh. Të gjithë qytetarët që qarkullojnë në këtë rrugë u duhet të përballen me mungesën e sinjalistikës dhe me pjesë rruge të amortizuar.