Një person i shpallur në kërkim si shkaktari i një aksidenti me pasojë vdekjen, është vënë në prangat e policisë së Fierit.
38 vjeçari Renato Tomorri, banues në fshatin Velmish të Fierit, u arrestua dy ditë më parë.
Gjykata e Apelit Vlorë, në maj të vitit 2013, e ka dënuar Tomorrin me një vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ai akuzohet se më 27 dhjetor të 2009-ës, duke drejtuar makinën tip “Benz” me targa AY 704 AK, në fshatin Suk1, është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga K.T., 31 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 31 vjeçari ka gjetur vdekjen.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com