Gjatë kohës së qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, arka e SHISH, mbeti bosh, duke rrezikuar në shumë raste kryerjen e funksionit kushtetues të këtij institucioni.

Në atë periudhë, SHISH, drejtohej nga Bahri Shaqiri, person ky fillimisht i besuar i Berishës por që më pas të dy u bënë armiq.

Në hakmarje të kësaj, Berisha vendosi ti shkurtojë fondet Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i besuar më shumë raporteve që vinin nga policia, për detyrat specifike.

Kjo situatë solli dhe paralizimin e punës sekrete të SHISH gjatë asaj kohe. Madje kulmi arriti pas 21 janarit, ku Berisha doli hapur në media dhe sulmoi SHISH, se për demostratën e opozitës në 21 janar, SHISH, nuk kishte raportuar asnjë informacion në kryeministri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com