Ka vend për revansh, apo ta themi më troç, për hakmarrje. Me siguri që përballja Francë- Irlandë është e veçantë dhe nuk mund të lërë indiferentë as francezët, e aq më pak irlandezët, që kujtojnë atë eleminim në Play Offin e Botërorit të 2010 me një gol të Gallas në pozicion jashtë lojë, në një aksion ku ishte vërtet sensacionale prekja e topit me dorë nga Thiery Henry.
Në stolin e jeshilëve atë kohë ishte Trapatoni dhe ai episod u kthye në një cështje diplomatike me rilandezët që bënë një këresë formale për riluajtjen e ndeshjes që më pas u refuzua.
Edhe gazetat franceze flasin për një llogari të mbetur pezull, për shkak të atij goli të pavlefshëm, që i garantoi Francës në shtesë kualifikimin duke lënë jashtë Botërorit Irlandën. Gjithcka u pa nga miliona spektatorë, por jo nga arbitri dhe polemika ishte e gatantuar, me Federatën Irlandeze që kërkoi përsëritjen e ndeshjes, Fifa tha jo e madje sipas Lequipe u pagoi dhe 4 milionë euro irlandezëve për të mbyllur cështjen.
Më pas Franca në botëror doli jashtë që në grupe e eleminuar në fushë dhe e poshtëruar jashtë saj nga gjithë skuadra që bëri grevë gjatë botërorit duke u solidarizuar me Anelka që u largua nga grumbullimi pasi kishte fyer trajnerin Domenech. Ndoshta ishte pikërisht ai rast që shpërheu polemikat e pafundme me sfond etnik e social në Francë, ndërsa tani Irlanda padyshim që ëndërron hakmarrjen.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com