Po që nuk më ikën mendja nga mencuria popullore e katundit tim!!!! Budalla që jam edhe unë! Duke i pasur punët e mia në vijë, duke mos pasur fare probleme rri e merrem me gjëra që nuk më japin bukë e që vetem më prishin punë si politika e fati i shqiptarëve. Hajt ma, edhe unë si katundarët e tjerë jam! Edhe pse jetoj në Nju Jork, politikën e marr vesh vetëm me mesele popullore, d.m.th. rrëfenja e ngjarje të jetuara. Kam ikë unë prej katundit por nuk ka ikë katundi prej meje, e për Zotën, gëzohem që ende i mbaj mend meselet e katundit se më bajnë me kuptue mirë botën moderne shqiptare ma mirë se librat e shumë studjuesve modernë shqiptarë dhe fjalimet e politikanëve vendore.
Duke dashur të kuptoj se cfarë ndodhi sot, m’u kujtua historia që tregonte plaku i urtë, Palokë Cuca. Sinqerisht që kjo puna e shqiptarëve me parinë sunduese që na ka rënë ne hise, dhe marrëveshja e 1 Prillit është dëshmi e shkëlqyeshme e unitetit dhe e dashurisë së shumfishtë midis palëve të parisë duket krejt si ajo historia e gomarit te shitur tre here që kallzohej në katundin tim. Me qe eshte dita e rrenave nuk mund te them krejt te verteten, sepse si mund ta them une kur nuk e thone as Sali Berisha, as Edi Rama e as Ilir Meta, por, hajt ma, si katundar qe jam po e gjej nje menyre me e thane.
Një bashkëkatundar i yni që e kishte emrin Votues kishte blerë një gomar tek një xhambaz që e kishte emrin Socialist Blloku. Gomari që e kishte emrin Hordhëk Pushtllëku, punonte mire një kohë, luante edhe kumar por u plak dhe nuk donte te punonte më fare dhe rrinte në grazhd/kafene gjithë ditën. Nejse ky zotni katundari Votues shkoj dhe e shiti gomarin Hordhëk në pazar për shumë pak para dhe atë e bleu ortaku i atij xhambazi që e kishte emrin Demokrat Katundi. Mbas disa orësh ky sheh sheh ortakun tjetër të xhambazit, Integrim Skraparlliun duke shitur një gomar me leshra te prera, te kruar e te pastruar, me rruaza e zilka qe tundej e shkundej dhe që e kishte emrin Cub Lamashi. I pelqeu dhe e bleu shumë shtrenjtë se helbete dukej si gomar i ri dhe qe i hahej kurrizi per punë sepse tundtte bishtin ecte shpejt e tundte zilkat si në shfaqjen e tallavasë. Kur u nis per ne rrugën që të sjell në katundin tonë, gomari Cub eci më shpejt se ky dhe shkoj drejt e tek shtepia e tij. Dhe ai i tha gruas së vet, “A e sheh moj grua se cfare gomari te zgjuar e demokratik kam blerë unë???” Mirëpo, e shoqja qe e njohu menjëherë gomarin, sepse ky gomari Hordhëk Pushtllëku kishte nje dosje me sjellje jot ë këndshme, e një shikim të keq fort, iu kthye dhe i tha, “po ky është gomari i jonë parazit, a të shplaftë mortja!” Po si e humbe ditën e lume (d.m.th. tranzicionin) dhe paratë (kursimet e emigrantëve dhe ekonominë kombëtare) qe të hajë ky që nuk punon fare??? Këtë do të punojmë të mbajmë ne, more gomar??? Dhe ky bashkëkatundari im që e kishte emrin Katundar Qytetar, i hyri në dru të shoqes dhe të bijës dhe i tha, “Gomari është i ri, nuk është gomari i vjetër, ty do të vë tek semafori se këtë gomar e kam blerë shtrenjtë dhe një burrë jeton pa gruan por pa gomarin nuk jeton dot! Sepse cfarë burri është ai që nuk e ka një gomar si ky që edhe pse është i njëjti duket 23 vjet më i ri? Unë blej gomarë nga xhambazët më të zotë që ka bota. As doktori nuk të bën këtë që të bëjnë xhambazat e mi qe e bejne gomarin plak te ri. Dhe, me i ra shkurt, prej aty u nis për tek klubi i katundit ku i gjeti të tre xhambazët duke ngrënë ngjala (mos më kërkoni t’ua shpjegoj se si i hanin, ku i kapnin, nga i nxirrnin, kush ia jepte kujt, kush ia vinte ne pjatë kujt, etj. etj. etj…. edhe keto zgjedhje, paria i ndau pazaret e shqiptareve. A do te shkojne shqiptaret tek mejhana me pi nji gote qyl me paret e veta???? fund i hidhte per nje shtet qe shitet kaq here e per nje popull qe mashtrohet e vetemashtrohet pa fund.
Shkrimi u publikua nga Shinasi Rama në blogun e tij Rrethi i Ferrit
(sg/shqiptarja.com)