Përralla e skuadrës së Bosnjës,
nga rrënojat e luftës në Botëro
Fitorja në Lituani e dergon ne Brazil. Ishte viti 1993, horror kudo, konflikt multietnik dhe goditje snajperash që dërguan në agoni një prej qyteteve më të bukura, Sarajevën.
Fitorja në Lituani e dergon ne Brazil. Ishte viti 1993, horror kudo, konflikt multietnik dhe goditje snajperash që dërguan në agoni një prej qyteteve më të bukura, Sarajevën. Drama e Bosnje-Hercegovinës reflektohej edhe në sport në stadium ku dukeshin shenjat e plumbave dhe granatave ndërsa 20 vite më pas historia merr hak. Me një emocion që vetëm futbolli di ta ofrojë, Bosnja siguron për herë të parë kualifikimin në një Kampionat Botëror.
Djemtë e drejtuar nga Safet Sushic prenë biletën për në Brazil pas fitores 1-0 në Lituani ndërsa grupin e dominuan me prepotencë duke siguruar 25 nga 30 pikët e mundshme. Ky është brezi i artë i futbollit boshnjak që edhe në 2010 dhe 2012 i shkoi shumë pranë kualifikimit, por u ndal në Play–Off në të dyja rastet nga Portugalia. Mijera njerëz kanë festuar si të çmendur në shesh ndërsa skuadrën në fushë e udhëheq Dzeko, Pjanic , Lulic dhe kapiteni Emir Spahic.
Të gjithë djemtë nga 20 deri në 30 vjec të cilët ndoshta dy dekada me parë do të kishin marrë armët per të luftuar kundër vëllezërve serbë e atyre kroat.
Por ashtu sic ndodh shpesh në emër të futbollit festime për Bosnjën ka pasur jo vetëm në Sarajevë, por edhe deri në Banja Luka, kohë me parë armike. Një ndjenjë e përbashkët dhe e pabesueshme është kualifikimi për trajnerin Safet Sushic që sqaron: "Vendi eshte i mbytur nga problemet politike dhe ekonomike të cilat reflektohen edhe në futboll, por fakti që do të shkojmë në Brazil do të na ndihmojë. Kjo skuadër i bashkon njerëzit.
Pak vite më parë kurrë nuk do ta kisha menduar që te na mbështesnin boshnjake, serbë dhe kroatë, por tani gjithcka ka ndryshuar. Përralla e Bosnjës tashmë është bërë realitet nga rrënojat e Luftës në Boteror dhe e kaluara tashmë mbetet thjesht një ëndërr e keqe".
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39