LAÇ-Përroi që përshkon mes për mes Laçin e që deri më tani ju ka marrë jetën 3 personave, vijon të mbetet një kërcënim serioz për qytetin gjatë kohës që ka reshje të dendura shiu.
Dëmtimi i pritave malore bën që uji të vërshojë në mënyrë të menjëhershme duke shkaktuar përmbytje të vazhdueshme në këtë qytet.
Bashkia e Kurbinit thotë se në bashkëpunim me specialistët e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Agjensisë së zvillimit të Rajoneve po hartohet një projekt për t’i dhënë zgjidhje këtij problem. Por deri tani gjithçka është në kuadër projektesh.
‘’Jemi në fazën e hatimit të një projekti, të mirëfilltë duke përfshirë edhe pritat malore. Dje kemi qenë një inspektim në vend, që në bashkëpunim të realizojmë një projekt që në vitet e ardhshme mos të ketë më probleme’’,-u shpreh Elton Suti, Drejtor i Planifikimit Urban dhe Territorit, Bashkia Kurbin.
Përmbytja e fundit nga vërshimi i përroit në Laç ishte gjatë muajit tetor të vitit të kaluar ku humbi jetën një person dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Parashikimet e ditëve të fundit kanë futur në ankth banorët e qytetit të Laçit, pasi pritet të ketë rreshje të mëdha.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO