Nuk është gjë e re që në parlament: deputetët e të gjithë krahëve fyejnë me fjalë e gjeste njëri-tjetrin në transmetim direkt në TV. Ky “muhabet” ka 23 vjet dhe anomalia, që përsëritet kaq gjatë, detyrimisht kthehet në normalitet. Militantë a jo, nëpër shtëpi a kafene, togfjalëshi “Hë mo, mirë ja bëri atij plehrës, se ai ashtu është” dhe kundërpërgjigjja: “Po edhe ai bukur iu përgjigj atij hajdutit”, ka qenë normal. Por, përse sa më shumë kalojnë vitet, opinionit, votuesve, ky lloj ligjërimi banal i një pjese deputetësh, tashmë jo vetëm u duket i palejueshëm, por i çon deri në pështirosje për klasën politike? Arsyet mund të jenë të ndryshme, por le të hedhim disa ide.
Së pari, kjo periudhë e gjatë torturuese tranzicioni, që po kap tre breza, për të cilën populli, ndërkombëtarët, të majtë a të djathtë qofshin, fajësojnë politikën, i ka lodhur të gjithë. Nga ana tjetër, të bërit politikë njësoj për 23 vjet, pra nga ajo që tashmë quhet rëndom ‘politikë e vjetër’, ka zhgënjyer edhe militantin më të thekur, vobektët e të pashkolluar.
Një arsye tjetër që këto kacafytje u krijojnë neveri njerëzve është edhe fakti që tashmë edhe më naivët kanë kuptuar se këto lloj skenash janë hipokrizi tip ‘Big Brother’, që bëhen vetëm për të trimëruar militantët syleshë. Të gjithëve u kujtohet KPD-ja e famshme e Partisë Socialiste, ku ‘live’ Fatos Nano shantazhoi dhe degjeneroi gjithë elitën e partisë dhe pak muaj më pas, pasi mori pa vota karrigen e Kryeministrit, i futi ata në rrethin e tij më të ngushtë. Ju kujtohet, besoj, edhe deklarata e Sali Berishës gjatë fushatës së vitit 2009, kur, pa iu dridhur qerpiku, deklaroi se gjëmat, që kishte lëshuar gjatë fushatës së vitit 2005, nuk i kishte pasur seriozisht.
Por, atëherë kush është arsyeja që, sapo Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, qetësisht lexon axhendën e ditës së punimeve të seancës, ku priten të diskutohen e miratohen projektligje që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punëve të shtetit dhe më së shumti prekin direkt përmirësimin e jetës së qytetarëve, plas sherri dhe lumenjtë e sharjeve deri “me prag shtëpie?”.
Një arsye madhore, besoj, është se opozita ende nuk po e kupton që është opozitë dhe detyra e saj është të kritikojë e korrigjojë qeverinë dhe jo që, me çdolloj mënyre, të përpiqet të prishë çdo seancë plenare. Por e ka një qëllim: t’u tregojë militantëve të saj se, edhe pse në minorancë, ‘ne jemi të fortë, protagonistë, do të rikthehemi shumë shpejt në pushtet...’
Për fat të keq, jo rrallë në këtë kurth bien edhe disa deputetë të mazhorancës. Nëse këto seanca nuk jepen direkt në TV, do të shaheshin kështu me njëri-tjetrin? Nuk besoj, sepse ç’kuptim do të kishte që sillen krejt ndryshe kur janë në ambiente të tjera...
Nga ana tjetër, në këto seanca vihet re edhe një fenomen tjetër. Kryetari i Kuvendit, që është njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gati me stoicizëm, mban qetësinë dhe përçon tolerancë. Ka nga ata që për këtë të fundit kanë nisur ta kritikojnë. Por çfarë mund të bëjë ai, kur - ashtu siç u dekonspirua në një media të shkruar një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike - ata vijnë në seancë me plan të detajuar për ta prishur seancën? Si është më mirë, që një kafshë, që ka qenë mbret dhe tani nuk është, e ndihet i plagosur rëndë, ta zgjidhësh, apo t’ia lëshosh pak litarin, sa ta kuptojë - më në fund - vendin e vet?
Por, në atë sallë, ka edhe një grup deputetësh, që nuk janë pak, plot 18-të (LSI) që “nuk iu ndihet zëri”, as kur iu akuzojnë kryetarin, por presin të qetë t’iu vijë radha e të dalin në podium të diskutojnë për ato gjëra për çfarë janë votuar: projektligj të radhës, a kushedi çfarë tjetër...
Dhe kjo lloj fryme e sjelljeje politike është po ajo, që u shfaq gjatë fushatës elektorale dhe tashmë dihet rezultati i saj spektakolar.
Ta mbyllim nga e nisëm: Qytetarëve u është pështirosur deri në neveri kjo lloj politike kacafytëse. Të presim zgjedhjet vendore e të shohim për kë lloj performance politike do të votojnë shqiptarët...
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com