Përurohet parku memorial
“Ali Podrimja” në Gjakovë

Përurohet parku memorial<br />“Ali Podrimja” në Gjakovë
Eshtë inauguruar dje parku “Ali Podrimja” në afërsi të shkollës së parë shqipe dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u soll në vëmendje fakti që qyteti i Gjakovës tashmë do të ketë një memorial për birin e vet, poetin Ali Podrimja.

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “po mos të ishte njeriu me ndjesi shpirtërore, virtyte të larta dhe njeri i vlerësimit për njerëzit e kombit, siç është z. Bexhet Pacolli, kjo vepër sigurisht që nuk ishte kjo që është, e që është bërë për poetin njeriun shpirtmadh Ali Podrimjen.

Ne si popull dhe si komb nuk mund ta shkruajmë historinë e re pa e shkruar atë të vjetrën . Dhe kjo bëri që birin tonë të zemrës Ali Podrimjen ta kemi mu në zemër të Gjakovës” është shprehur Kusari-Lila.

Në këtë aktivitet ka folur Gent Salihu, nipi i poetit, i cili ka thënë se emërtimi i këtij parku me emrin e poetit Ali Podrimja është nder që po i bëhet atij dhe tërë familjes. Fondacioni “Behxhet Pacolli” ka falur 60 mijë euro për parkun “Ali Podrimja”.

Parku është projektuar për vend pushimi dhe do të përdoret edhe si amfiteatër veror në funksion të aktiviteteve të shumta kulturore.

Kush është Ali Podrimja?

I lindur më 1942 në Gjakovë, ku edhe kaloi rininë, Ali Podrimja është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Poezia e tij me vlera universale, I ka kalura kufijtë kombëtarë dhe është përkthyer në disa të botës.

Ali Podrimja u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund të jetës. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë.

Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi).

Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej Podrimja ishte një qytet me tradita patriotike, ndaj ishte më i godituri nga vërshimët policore të UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, duke iu kundërvënë dhe stigmatizuar pushtuesit.

Me bukurinë e vargut dhe stilin me në veprën e tij “Lum, Lumi”, (1982), Podrimja shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare në vitet ’80. Podrimja me korpusin e madh të krijmtarisë së tij në vite, mbetet një nga poetët më modern në letërsinë shqipe

Jeta e Podrimjes kaloi në rrethana të vështira politike dhe familjare gjatë viteve ´60. Kjo ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë.

Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pajetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.
ali podrimja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror