Pa dieta drastike, mjeku popullor Ylli Merja përgatit çajin bimor që ju ndihmon të rrëzoni disa kg në muaj

Pa dieta drastike, mjeku popullor Ylli Merja përgatit çajin bimor që ju ndihmon të rrëzoni disa kg në muaj

Për të humbur peshë shpesh këshillohet një dietë e balancuar me aktivitetin fizik , duke marr parasysh fizikun dhe mënyrën e jetësës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” mjeku popullor Ylli Merja u shpreh se përpos ushtrimeve dhe dietës së balancuar mund të shtoni në rutinën tuaj edhe një çaj i cili ju ndihmon në humbjen e peshës.

Një miksim midis frutave të pyllit, lëvores së Druna Kuqit dhe mështenjës ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në organizëm sipas mjekut popullor.

"Mund të shkojmë tek përdorimi i çaji për dobësim  cili ka dhënë fryte të mrekullueshme në drejtim të rënies nga pesha. Aty dominojnë më shumë shkrirja e dhjamit, pra bimë që shkrijnë dhjamin në organizëm, frutat e pyllit  dhe lëvorja e druna kuqit, njëkohësisht edhe mështenja si të thuash edhe për këto sëmundjet raumatizmale por edhe për rënien në peshë" tha ai. 

Ndërsa theksoi se pacientët që dëshirojnë ta konsumojnë, mos të abuzojnë me masën e konsumit të çajit pasi rrëzimi i shpejtë i peshës do t’i kthehet sërish pas lënies së kurës.

“Disa kanë marrë masa drastike dhe kanë gëzuar që kanë rënë nga pesha deri 10 kg , unë i kam thënë që kanë bërë shumë gabim sepse ky është si tërmet në organizëm. Kanë rënë brenda një muaji, por trupi do të fitojë sërish sa ju të lini këtë kurën drastike, trupi do t’i marr kilogramët, prandaj ju them që rënia të jetë në mënyrë të fshehtë dhe inteligjente” shpjegoi ai.

Më tej shpjegoi se çfarë ndodh në organizëm kur përdorim kura bimore dhe çajra që ndihmojnë në rrëizmin e peshës trupore.

“Çfarë do të na ndodhi sikur të kemi parasysh një qelizë të trupit, nuk mund të themi që ai që po shton kilogramë  po i shtohet numri i qelizave në trup, këto janë të përcaktuara. Cfarë bëjmë ne përmes cajrave bimorë është të nxisim që këtë ujë që e kemi depozituar në qeliza ta heqim, ta largojmë, pra të heqim ujin, të zvogëlojmë qelizën dhe të na bëjë diferencimin dhe filtrimin ujë me kripëra minerale, që janë shumë të dobishme për organizmin” tha ai më tej.  


Lajmi kryesor:

Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ja ‘sekreti’ për të humbur peshë hap pas hapi me bimë medicinale


MC//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar