Fotot e 77 vjeçarit Giorgos Chatzifotiadis kanë bërë xhiron e botës duke pëshkruar kështu gjendjen ku ndodhet Greqia. I ulur në cep të një banke duke qarë pasi kishte përshkruar të gjithë Selanikun ai nuk kishte mundur dot të tërhiqte pensionin e gruas së tij.
Ndërkohë që një dritë shprese ka ardhur edhe për të nga ana tjetër e botës, nga Australia, një biznesmen nga ky vend ka vendosur ta ndihmojë.
James Koufos, një financier i pasur me origjinë greke, i cili banon në Sidnej, ka bërë më dije për Daily Mail Australia, që do të marë sa më shpejt avionin për në Greqi, për të ndihmuar pensionistin pasi fotot e tij e kishin prekur shumë.
Me sa duket pasi ka parë fotot në Internet Koufos ka evidentuar në to një mikun e vjetër të babait të tij.E gjitha kjo falë rrjeteve sociale, të cilat kanë shpërndarë fotot e Chatzifotiadis, të shtrirë përtokë, pasi kishte kontrolluar 4 banka dhe nuk kishte tërhequr dot këstin javor prej 120 eurosh.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)