‘Pa frymë’ dhe në frikë, të rinjtë e Australisë revoltohen me spotin e vaksinimit të qeverisë: Ende nuk na kanë dhënë të drejtën për të marrë dozën e vaksinës

AUSTRALI- Një thirrje dramatike për vaksinim përmes një spoti të qeverisë, në të cilën paraqitet një grua e re me vështirësi në frymëmarrje ka shkaktuar revoltim te australianët.

Në videon e publikuar orët fundit, paraqitet një grua e moshës së re e cila është e shtrirë në shtrat me aspirator dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje.

“COVID-19 mund të prekë këdo. Qëndro në shtëpi. Testohu. Rezervo vaksinën tënde", thuhet në fund të spotit.

Revolta ka ardhur nga rinjtë e vendit për shkak se megjithëse në video paraqitet një vajzë e re, qeveria ende nuk i ka mundësuar të rinjve të drejtën e vaksinimit kundër COVID-19.

Thirrja e qeverisë përmes spotit ka ardhur teksa vendi po përballet me rritjen drastike të rasteve pozitive me variantin delta.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër