Këngëtari Renato Hamza është deklaruar i zhdukur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Ai humbi që pas videoklipit që realizoi me këngëtarin Shpat Kasapi, i njohur me emrin Reni i Elbasanit. Dyshimet e para ishin se e rrëmbeu ish-e dashura e tij. Lajmi asokohe u bë publik edhe në media. 21-vjeçari i njohur si Reni nuk dihet se ku ndodhet prej mbrëmjes së 29 qershorit. Familjarët e tij bënë denoncimin në Polici duke akuzuar se gjithçka ndodhi për hakmarrje nga ish-e dashura.
Ngjarja nisi vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit. Ajo vinte nga Tirana dhe kishte një lidhje jashtëmartesore me Renin, edhe pse ishte 5 vjet më e madhe se ai. Për familjarët, Reni ishte një djalë shumë familjar dhe i dashur me të gjithë. Por ditën e zhdukjes Reni nuk erdhi më në shtëpi, madje fiku edhe telefonin celular.
Po atë ditë Reni është parë në një mjet ngjyrë qumështi me ish-të dashurën brenda, në rrethrrotullimin e 1 Majit. Policia nisi kërkimet, por dy miqtë e Renit që u shoqëruan për t’u marrë në pyetje thanë se nuk e kishin parë. Reni i Elbasanit është shumë i dëgjuar nga publiku. Ai ka publikuar disa këngë në bashkëpunim me këngëtarë e muzikantë të tjerë.
Autoritetet shoqëruan edhe ish-të dashurën e këngëtarit, vajzën me iniciale D.D, e cila pati deklaruar në polici se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Renatos. Sot Renato është 25 vjec, ndërsa nëna e Renit, Silvana kërkon e pikëlluar me lot në sy një përgjigje për të birin. Renato u zhduk më 29 qershor të 2014 një muaj para se të lindte vajza e tij, e cila sot është 4 vjeçe.

Këngëtari i humbur Renato Hamza (Reni Elbasanit )
Mamaja e djalit, ka thënë në studion e ‘Pa gjurmë’ se ka dyshime se djali i saj është zhdukur.
Është dhunuar djali. Kam pyetur ku është djali im. Më dhanë një numër, fola me të. Më tha që nuk kishte dijeni për djalin. Më tha që i kishte dhënë lekë Renatos. Para se të zhdukej, ishte në rregull. Gjithmonë ka qenë në rregull. Kërkoj djalin tim. Ka 4 vite që është zhdukur. Vajza e tij e vogël kërkon babain. Shteti të veprojë.
Mamaja e djalit në studion e Pa gjurmë
Vijon...
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.4%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 294
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
15- vjeçarja u zhduk 3 ditë në Francë! E ëma flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime kishte 3 vite që bullizohej, shkolla nuk reagoi asnjëherë
19 Mars, 16:48
-
Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi ditën e ngjarjes! Branko s’më ka ngacmuar, kemi ikur nga frika e hakmarrjes
13 Dhjetor 2024, 16:23
-
Ekskluzive/ I vranë të birin, babai i Martin Canit flet për Report Tv pas protestës: E pabesueshme, falënderoj shqiptarët që ma lehtësojnë këtë dhimbje (VIDEO)
21 Nëntor 2024, 16:16
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik 2024, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor 2024, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj 2024, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill 2024, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar 2024, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar 2024, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57