Pa Gjurmë gjen 41-vjecarin nga Tepelena/ Nëna: E lumtur dhe e helmuar, e paskam gjallë në burg

Pëllumbi prej muajit shkurt, vuan dënimin në një burg në Iraklio, në Kretë të Greqisë për shkak të përfshirjes në shitjen e lëndëve narkotike. Ky informacion mbërriti menjëherë pas denoncimit  në “Pa Gjurmë” nga një dëshmitarë i cili kishe jetuar në një shtepi me Pëllumbin.

“Unë Jam nga Tepelena. Në lidhje me historinë e Pëllumb Llakës që dëgjova në  emision, them me bindje se ndodhet në burg. Ka qenë shkurt apo mars kur e dha televizori se është kapur në tragetin Athinë-Kretë me drogë. Zakonisht ata i çojnë në burgun e Iraklios. Unë e njoh Pëllumbin, kam jetuar me të në një shtëpi dhe e kam shok"- u shpreh ai.

Ndërsa nëna e 41-vjeçarit, Donika Llaka, e cila e denoncoi ditën e djeshme humbjen e të birit, sot në një lidhje live në Skype mësoi për fatin e të birit

“Jam e lumtur që më përcollët lajme të mira, por jam edhe e një nënë e helmuar. Odeta të paktën e kam gjallë në burg. Unë dyshoja që në fillim që Pëllumbi im mund të ishte në burg, sepse ai pinte kokainë. Falenderoj edhe atë emigrant në Kretë që na dha këtë informacion, dhe stafit tuaj ju uroj më të mirat.”- u shpreh nëna e të humburit me lot në sy.

41 vjeçari nga Tepelena rezulton i zhdukur për familjarët e tij që prej gushtit të vitit 2019. Ai emigroi drejt tokës helene për herë të parë në vitin 2009 ku ka jetuar për 10 vite në qytetin e Kretës i vetëm. Ai punonte në ndërtim dhe gjatë asaj periudhe kontaktonte ndonjëherë me nënën e tij. 10 vite më pas, në vitin 2019 Pëllumbi kthehet në vendlindje dhe takon familjarët. Ai qëndron 5 ditë dhe më pas kthehet sërish në Kretë. Ishte gushti i vitit 2019 kur Pëllumbi realizon telefonatën e fundit me nënën, të cilës i kërkon që në shtator ta merrte edhe atë pranë tij në Kretë. Pas kësaj telefonate nuk dihet asgjë më për fatin e 41-vjecarit, Pëllumb Llaka. Të afërmit e tij në Kretë kanë kërkuar për Pëllumbin por pa rezultat. Nëna dyshon se i biri mund të ketë përfunduar në burgdhe prandaj ai ka shkëputur kontaktet me të gjithë.

Momente nga studio

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë