‘Pa Gjurmë’ gjen 50-vjeçarin Aleksandër Pulaj, babai flet me të birin: Të dëgjova zërin, tani të vdes i qetë

Pas publikimit të këtij rasti, në emisionin ’Pa Gjurmë’ vërshuan një lumë telefonatash, të cilët orientuan pistën e kërkimeve në tokën helene, aty ku vlonjati kishte humbur gjurmët. Emocione pafund kur nga Selenica, babai i 50-vjeçarit, Kozma Pulaj konfirmon lajmin e mirë, ndërsa ’Pa Gjurmë’ i mundësoi rilidhjen e kontakteve të humbura me të birin.

Me djalin kam folur. Ai ishte i sëmurë, dukej pak i rënduar nga gjendja shëndetësore. Më foli me pak ndroje, por gjithsesi më tha se është mirë. Ju falenderoj shumë për punën tuaj. Më tha se do të vinte shumë shpejt në Shqipëri.

Falë shumë dëshmive që mbërritën në redaksinë e emisionit ’Pa Giurmë’, u bë e mundur të arrihej shpejt në gjurmët e 50-vjecarit Pulaj. Emigrantë shqiptar që e njihnin Aleksandrin dhanë vendndodhjen e saktë të tij, ndërsa kishin patur edhe kontakte me të ditëtë e fundit. Ata thanë se ai kishte patur probleme me shëndetin mendor, pas divorcit me ish-bashkëshorten. Për disa muaj qëndronte i mbyllur në shtëpi, ndërsa ditët e fundit kishte nisur sërish punën. Prej më shumë se 20 vitesh një jetë në Greqi, Aleksandër Pulaj nga Selenica e Vlorës shkëputi kontaktet me familjen, që prej tetorit të 2020. I pajisur me dokumentacion të rregull dhe me pasaportë greke, ai ishte sipërmarrës i një firme ndërtimi në Kretë. Pas divorcit, 5 vite më parë bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur u kthyen në Shqipëri, ndërsa ai qëndroi i vetëm në Greqi.

 

Aleksander Pulaj
 

 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen