‘Pa gjurmë’/ Humbi kontaktet në 2016-ën, familja dyshon se u rrëmbye: Bir kthehu nëse je gjallë

‘Pa gjurmë’/ Humbi kontaktet në 2016-ën, familja dyshon se u rrëmbye: Bir kthehu nëse je gjallë

Hetim Avdylaj, babai i 45-vjeçarit të humbur Lavdosh Avdylaj

Një tjetër histori e trishtë është sjellë këtë herë në emisionin “Pa gjurmë”, e babait i cili prej dy vitesh kërkon fatin e të birit, i cili në shkurt të vitit 2016 humbi kontaktet me familjen e tij  dhe që atëherë ajo nuk di më asgjë  për të. Hetem Abvdylaj, nga Mallakastra është babai i cili vendosi të rrëfej historinë e zhdukjes së djalit të tij 45 vjeçar, Lavdosh Avdylaj  në studion e emisionit  “Pa Gjurmë” të cilën famija e kërkon prej më shumë se  dy vitesh.

Familjarët thonë se në dijeninë e tyre Lavdoshi nuk ka patur asnjë konflikt më parë që të justifikojnë humbjen e 45 vjeçarit.

Për herë të parë 45 vjeçari u martua në kohën e trazirave në vitin 1997 me bashkëshorten Gëzime Seitaj, nga një fshat afër Mallakastrës. Nga kjo martesë ata patën dy vajza Monika dhe Xhulja. Mes çiftit Avdulajt lindin shpejt debatet dhe Gëzimja bashkëshortja e parë e Lavdoshit  merr vendimin të largohet.

Pas divorcit të parë 45 vjeçari vendosë të martohet përsëri këtë herë me Leonora Gërdyçin. Çifti emigron drejt Greqisë dhe nga martesa e dytë lindi djali Aleksandri.

Ka humbur kontaktet në 2 shkurt të vitit 2016. Në orën 1 të datës 2 shkurt ngrihem dhe drejtohem drejt shtëpisë së Lavdoshit rreth 500 m larg nga banesa ime dhe shoh një makinë që u mbyllën dyert dhe lagohet me shpejtesi në drejtim të autostradës. Ka dëshmitarë që e kanë parë që makina është kthyer drejt portës së djalit tim. Në këtë kohë ngre vajzën e madhe Monika , të shkonim të shihnim djalin. Djali jetonte vetëm pasi ishtë ndarë nga dy gratë në atë kohë. Vajza e madhe e djalit Monika ka jetuar me mua,që kur u nda nga e ëma.    

Hetem Avdylaj, babai i 45 vjeçarit të humbur

Babai i 45 vjecarit  tregoi në studion e emisionit “Pa gjurmë” se kanë bërë denoncime dhe në polici dhe se si  Monika vajza e madhe ishte  personi i fundit, që kishte arritur të komunikojë me të atin . Atë mbrëmje kur familja  kishte humbur kontaktet ajo kishte shkuar për t’i çuar ushqimin të atit në banesë. Që atëherë familja e ka kërkuar, por deri më sot nuk ka mësuar asgjë rreth fatit të tij.

Avokati Eduart Mullaraj i ftuar në emision tha se e ka ndjekur rastin e familjes Avdylaj dhe se nga e gjithe kjo histori ai ka vërejtur shumë mangësi sa i përket procedurave hetimor . Sipas avokatit mungesa e duhur e vëmëndjes për të ndjekur rastin e zhdukjes prej më shume se dy vitesh të 45 vjeçarit tregon fatkeqësisht se sa pak bëhet për vlerësimin e jetës së një njeriu ne vendin tonë.

 I humburi  Lavdosh Avdylaj dhe familjarët e tij

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip