'Pa Gjurmë' i gjen nënën në Australi, 26-vjeçari Oliver Zenuni i dëgjon zërin për herë të parë (VIDEO)

Emocione dhe lot gëzimi kur për herë të parë i riu sheh imazhin e nënës në program. Një tjetër surprizë më e madhe ia ngre zemrën peshë, kur ’Pa Gjurmë’ i mundëson komunikimin live në telefon me Suela Bakiun, nënën që e solli në jetë më 13 shtator të vitit 1994. Ajo jeton në Australinë e largët dhe Oliveri është fëmija i saj i tretë.

Odeta Dume: Oliver kur të jesh gati mund t’i flasësh nënës

Oliver Zenuni: Dua të di arsyen, por jo të ndjehet në faj. Fati i mirë më shpëtoi.

Oliver Zenuni: Përshëndetje!

Nëna biologjike e Oliverit: Përshëndetje Oliver!

Oliver Zenuni: Si jeni?

Nëna biologjike e Oliverit: Unë jam shumë mirë, uroj të takohemi shumë shpejt, të zgjidhesh të gjitha pikëpyetjet që të kanë munduar gjithë këto vite.

(Oliver Zenuni përlotet në studio)

Nëna biologjike e Oliverit: Nuk dua te qash

Odeta Dume: Foli nënës Oliver

Oliver Zenuni: Unë jam tip që nuk qaj, por u mblodhën të gjitha. Falenderoj nënën që më kontaktoi.

Nëna biologjike e Oliverit:  Janë të kuptueshme këto emocione. Kjo ishte më e pakta që mund të bëja. Ju falenderoj shumë

Oliver Zenuni: Më bëhet qejfi që je mirë, nëse dhe ti dëshiron të ruajmë kontaktet, dua të të takoj kurdo qoftë

Nëna biologjike e Oliverit:  Patjetër, në mundësinë e parë. S’do ndahemi kurrë

Oliver Zenuni: Nuk dua të të shqetësoj në jetën tënde, dua vetëm të të shoh. Tani ndjehem shumë i lehtësuar

Nëna biologjike e Oliverit: Nuk më shqetëson edhe unë jam mbytur nga emocionet dhe mezi pres takimin tonë.

Oliver Zenuni: Është hera e parë që unë qaj në jetën time

Nga ana tjetër e receptorit nëna i përgjigjet:

’Dhe unë të premtoj që kjo është hera e fundit që do qash’

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

I pari që u lidh me stafin e emisionin theu heshtjen duke zbuluar këtë të vërtetë ishte daja biologjik. Ai zbuloi për ’Pa Gjurmë’ të vërtetën që nuk iu tha kurrë Oliverit. Pasi u braktis nga nëna në maternitetin e Delvinës, ai u rrit në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Oliver Zenuni u birësua në moshën 6-vjecare nga cifti Muharrem dhe Floresha nga Berati. Nga frika se do t’i lëndonte, 26-vjecari vendos të kërkojë nënën biologjike, pasi ndërruan jetë prindërit birësues.

Rrëfimi i rrallë i 26-vjecarit ngjalli mjaft emocione kur që prej minutave të para ishin rezervuar mjaft surpriza për të. Shumë njerëz hyn dhe dolën në jetën e të riut, por ’Pa Gjurmë’ realizoi dëshirën më të madhe të tij. Shumë cifte kërkuan ta birësonin djalin capkën, që dallonte nga të tjerët.  Një zonjë nga Vlora me emrin Liljana Bejkosala, është njëra prej tyre, ajo e cila u kujdes për Oliverin, deri ditën kur ai u birësua. Falë emisionit ’Pa gjurmë’ ajo e takoi pas 20 vitesh, duke përcjellë në studio të tjera minuta emocioni.

Një tjetër surprizë nga Italia i bëri edhe shoku i fëmijërisë Semi. I birësuar në në shtetin fqinj ai i dërgoi një tjetër mesazh të ngrohtë. Suspanca vijoi dhe pak në studio gjatë transmetimit live, kur moderatorja Odeta Dume iu drejtua Oliverit me humor.

"Për cfarë ke ardhur në këtë studio?"

Dhe ai pa e ditur se një surprizë e madhe do të vinte pas pak u përgjigj:

"Për të gjetur nënën! " ( qesh)

I surprizuar Oliveri mbyll bisedën me nënën nga Australia dhe minutat e fundit ia lanë vendin përqafimit të tij me shokun e ngushtë, Mikeljan Sulillarin, ai që e shtyu Oliverin të kërkonte nënën në program.

"Jam me fat që kam shumë familje. Të gjithëve që më kanë përkrahur dhe më kanë dhënë dorë."

Padyshim që nuk është Oliver Twist, por ka thuajse një histori të ngjashme si në roman. Edhe pse i përkasin dy botëve të ndryshme, jeta e  Oliver Twist-it shqiptar, ka qenë po aq e vështirë, që kur nëna biologjike e braktisi, ditën e që e solli në jetë. Në fund, një dedikim special për 26-vjecarin, ’Pa gjurmë’ i dhuron Oliverit librin e Carls Dikens.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goliku: 19/02/2021 01:17

    Me mire vone se kurre,,,femija do nenen por do dhe babain...//

    Përgjigju
  • goni: 18/02/2021 18:56

    po cjan kto nena qe braktisin femijet dhe nuk i kerkojn me kurre.... cndryshim kane nga kafshet kto njerez nuk e kuptoj... ne australi gruja botes as nuk i ka ra ndermend me kerku djalin e saj ... zot na ruaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen