'Pa Gjurmë'/ Në kërkim të 55-vjeçarit të zhdukur një vit më parë, çfarë kapën kamerat e sigurisë

'Pa Gjurmë'/ Në kërkim të 55-vjeçarit të zhdukur një vit më parë, çfarë kapën kamerat e sigurisë

Nazmi Goxhaj është zhdukur  në mars të vitit 2018. 55 vjecari sapo kishte ardhur nga Greqia një ditë para zhdukjes. Ai kishte vite që jetonte ne Greqi, ndërsa kishte zhvilluar një biznes familjar prej 15 vitesh sëbashku me bashkëshorten dhe tre djemtë e tij. Në Shqipëri një javë para zhdukjes së tij kishte mbërritur edhe bashkëshortja e tij, ndërsa Nazmiu kishte mbërritur një javë më pas. Ai zbriti në qytetin e Fierit mbrëmjen e vonë, pasi kishte kaluar në tokën shqiptare. Çifti kishin blerë një apartament në Fier dhe Nazmiu shkoi drejt banesës së tyre.

Më pas është parë të ketë hapur dërën kryesore të pallatit, ndërsa para tij ka qenë një tjetër person që i ka hapur derën. Nuk dihet nëse ai ka hyrë në banesën e tij, pasi kjo skenë është parë nga kamera e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Të nesërmen në mëngjes Nazmiu është parë duke dalë nga pallati dhe ka marrë drejtimin rrugës për në Mbrostar të Fierit. Është pikasur sërish lëvizja e tij nga kamera e sigurisë. Familjarët kanë mësuar më pas nga dy dëshmitar që kanë sera në fshatin Daullas se një person i ngjashëm më Nazmiun po mbytej në lumin Seman dhe për shkak të kohës së keqe ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Familjarët dyshuan lidhur me mbytjen e 55 vjecarit por kërkimet nga polumbarët nuk nxorrën asnjë trup të pajetë nga rrjedha e Semanit. Kaq kanë mundur të mësojnë familjarët, ndërsa vetë bashkëshortja e tij ka pohuar se nuk ka qenë në atë moment kur i shoqi ka qenë në banesë. Dhe nuk di asgjë lidhur me zhdukjen e bashkëshortit të saj pasi nuk kanë mundur të komunikojnë sëbashku. Familjarët ngrenë dyshimet e tyre. Është nëna dhe motra që e kërkon. Ata thonë se bashkëshortja e Nazmiut është personi që mund të dijë të vërtetën, lidhur me fatin e 55-vjecarit.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike