“Pa Gjurmë” në kërkim të shqiptarëve të humbur/ Nis në Report TV emisioni më i ri investigativ

Tirane- “Pa Gjurmë” kështu titullohet emisioni më i ri në Report Tv, i cili starton sonte në ora 19:00 në ekranin tonë, çdo ditë nga e hëna në të premte. Nën moderimin e gazetares Odeta Dume, emisioni investigativ do të jetë në kërkim të gjurmëve të shqiptarëve të humbur nëpër botë.

Lidhje direkte me korrespondentet në pjesën më të madhe të Globit, një numër i madh vullnetarësh tashmë i janë bashkuar ekipit të gazetarëve në Tiranë dhe kanë nisur punën në terren. Dëshmi, fakte, dokumente, intervista me persona të implikuar. Do të hidhet dritë mbi ngjarjet e mbushura me mister.

“Emisioni Pa Gjurmë është një emision i mirëfilltë investigativ, starton sot në orën 19:00 në Report Tv, do të jemi çdo ditë nga e hëna në të premte. Ky emision është i fokusuar tek personat që rezultojnë të humbur në Shqipëri dhe anembanë Botës. Ky emision do të fokusohet tek plagët e shoqërisë, si rastet e dhunës në familje. Vetëm në një ditë në Tiranë ka pasur 20 denoncime të tilla”

Moderatorja Odeta Dume

Jo vetëm kaq, “Pa Gjurmë” do të sjellë histori reale me shumë personazhe në studio, ku do fokusohet tek dhuna ndaj grave dhe vajzave si dhe do prekë çdo plagë të shoqërisë. Një pjesë e kërkimeve do t’u dedikohet atyre historive, ku fëmijët janë në kërkim të rrënjëve biologjike, të identiteteve të munguara, të historive të lëna përgjysmë!

"Do ketë edhe rubrika të tjera. Ato historitë që i kemi quajtur ironi fati. Fëmijë të braktisur që kërkojnë prindërit biologjikë. Sot do të nisim këtë rrugëtim të gjatë dhe të vështirë për të gjithë stafin”

Moderatorja Odeta Dume

Report Tv nisur nga denoncimet e shumta vendosi që këtë sezon të nisë këtë projekt duke ia besuar një grupi gazetarësh investigativë dhe vullnetarësh anembanë botës për të ndihmuar në gjetjen e gjurmëve të shqiptarëve të humbur. Pasi qëllimi është të jemi në ndihmë të qindra e mijëra familjeve nga të gjitha trojet shqiptare që kërkojnë personat e tyre të dashur. Na ndiqni sot ora 19:00 me emisionin  “Pa Gjurmë”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë