‘Pa Gjurmë’/ Nëna dhe babai braktisin djalin: Kemi hallet tona/ Emisioni surprizë të riut nga Lushnja

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv trajtoi sonte historinë e një 22-vjecari nga Lushnja, që edhe pse kaq i ri, ende pa nisur jetën, bota ku është rritur dhe ka njohur i është thërrmuar në pak kohë, pasi është braktisur nga prindërit, por emisioni i bëri një surprizë. Pas interesimit të Report Tv, Bashkia Lushnje mori përsipër qiranë e banesës për djalin, por përpos strehimit edhe ushqimin, ndërsa së shpejti ai do të fillojë një punë.

Historia
Anxhelo Mërtiri, një i ri nga ky qytet i vogël i Shqipërisë, nuk e zgjodhi vetë fatin. I lindur nga një martesë me burrin e parë të mamasë, Anxhelo ka që kur ishte ende foshnje dhe deri pak kohë me parë, jetonte në strehën e ofruar prej njerkut. Debatet e shumta në familje kanë bërë që Anxhelo të dalë në mes të katër rrugëve, për shkak se nuk mundi dot të jetojë në një shtëpi me njerkun e tij. Nëna ka dhe një martesë të dytë, nga e cila Anxhelo është rritur bashkë me motrat. Dy vite më parë, ai ka mundur të njohë babain e tij biologjik. Ky i fundit edhe pse është ritakuar, duke e pranuar si djalin e tij, nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar. Anxhelon. “Njerku më thoshte ik nga shtëpia, nuk je djali im. Pastaj ata u zunë, mami me njerkun dhe mami ka ikur nga shtëpia, ai më tha ik se nuk je djali im. Kam 15 ditë që rri te një shok.

Kohët e fundit grindjet e mamasë së tij me njerkun e nxorën në rrugë 22-vjecarin. Ndonëse ka kërkuar ndihmë tek babai biologjik, ky i fundit duke pasur një martesë tjetër nuk ka mundur t’i vijë në ndihmë. Kjo ka bërë që Anxhelo të jetonte në shtëpinë e një shoku, pasi njerku e nxori jashtë. Ai tregon edhe bisedën me babanë biologjik.

“Unë i thoja, babi apo vjen? I thashë jam përjashta, por ai tha shiko jetën tënde, të ikësh jashtë. Babait i thashë hajde bisedojmë pimë një kafe, por ai nuk vinte, i thash si do të bëhet halli im, por ai tha unë kam hallet e mia, po zihem edhe me gruan. Ai më gënjente shpesh herë. I thash më jep ndonjë lek të bëj pasaportën.... Unë u rrita nga njerku, Fatmir Bajramin. Marrëdhëniet me të ishin të ndryshme, ai më thoshte ik nga shtëpia. Ikja dhe kthehesha më pas. Ndonjëherë punoja, rrija rrugëve. Mami thoshte nuk kam çfarë të bëj, ik jashtë. Që 5-vjeç shkoja me gjyshin për dru, por më pas edhe punë të tjera të rënda, sot vuaj nga shtylla kurrizore, ndërsa mjekët më kanë thënë se nuk je për punë. Nëna më ka penguar të njihem me babën biologjik’ tha Anxhelo.

Nëna e tij Irena Bajrami është larguar duke nisur një lidhje të tretë. “Mami më tha unë do iki, nëse kthehem më në atë familje do të vras veten. Aktualisht mami jeton me një burrë tjetër, ndërsa mua më tha ik jashtë vendit. Unë shkova në pyll për të jetuar, ndërsa më pas më mori një shok në shtëpi. Unë me nënën kam një javë pa folur”.

I kontaktuar nga Report Tv, babai biologjik i djalit, Julian Mërtiri u shpreh se nuk kishte mundësi që ta merrte në banesën ku jetonte vetë. ‘Me djalin fola pardje. Në këtë moment do ta marr unë dhe do ta sqaroj. Unë jetoj te prindërit nuk kam shtëpinë time nuk kam ku e marr. Më lini pak kohë ta mendoj. Ka qenë nëna që nuk donte që unë të shkoja atje’. Por pas interesimit të Report Tv, Bashkia Lushnje mori përsipër qiranë e banesës për djalin, por përpos strehimit edhe ushqimin, ndërsa së shpejti ai do të fillojë një punë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip