Kjo histori nga Lushnja është një tjetër histori e trishtë e një nëne që kërkon fatin e vajzës që e braktisi që pas lindjes. Pas ndarjes së parë nga ish-bashkëshorti dhe pasi kaloi pak kohë, ajo fillon një tjetër marrëdhënie në vitin 1994, atë me Kujtim Sakajevën, marrëdhënie e cila nuk u kurorëzua kurrë. Pak muaj nga kjo lidhje, Hajria mbetet shtatzënë dhe më 22 shkurt të vitit 1995 lind vajzën, në matenitetin e Gramshit, të cilës i vë emrin Anxhela.
Hajria qëndron në këtë maternitet 3 ditë, pasi ishte e pamundur për të lëvizur, ndërkohë që për shkak të kushteve të këqija ekonomike, e lë vajzën në maternitet. Hajrie rikthehet në maternitet pas disa javësh, ndërkohë që rikthimi për të do të ishte dramë. Ajo mëson se vajza kishte ndërruar jetë. Që nga ajo ditë, kjo nënë është në kërkim të fatit të vajzës së saj. ajo nuk beson thellë brenda vetes se vajza ka vdekur në maternitet. Ajo jeton me nënën në qytetin e Lushnjes. Më shumë se dy dekada zemra e nënës rreh për të bijën…fatin e së cilës ende nuk e di…
Gazetari i Report Tv, Armando Xhelili ka bërë me dije të dhënat e fundit për rastin e Anxhela Meçit, vajza që sot u kërkua nga mamaja e saj, Hajrija në studion e ‘Pa gjurmë’. Gazetari ka thënë se sipas të dhënave të siguruara prej tij, Anxhela është gjallë dhe po punohet për lokalizimin e saj. Vetë Hajrija është emocionuar pasi ka mësuar se vajza e saj është gjallë.
Diskutimi në studio:
Hajrije Meçi: Para një muaji unë nisa kërkimet për vajzën. U largova nga problemet e mia dhe shkova në Gramsh. Shkova në maternitet dhe ndenja një ditë, shkova në jetimore. Më thanë se gabimisht, kartela e bebes ishte pa emër. Desha të gjejë fëmijën që kisha lenë. I pyeta ku e kishin çuar fëmijën. Më thanë që e kishin çuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Unë kërkova të dija ku e kishin çuar vajzën. Hekuran Kume më tha se e kishin dërguar në Vlorë. Ky thoshte se ishte birësuar në Amerikë më pas vajza.
Gazetari i Report Tv, Armando Xhelili: Hajrije Meçi ka lindur vajzën e saj Anxhela në vitin 1995. Sipas informacioneve të mia, vajza më pas është transferuar në Vlorë në jetimoren e qytetit. Kam verifikuar se vajza, Anxhela Meçi është gjallë dhe është birësuar nga një familje.